Papagalli më i madh në planetin Tokë
Atraktive

Papagalli më i madh në planetin Tokë

08.Aug.2019 08:33
0

Ai jetoi rreth 20 milionë vjet më parë.

Ju prezantojmë me Heracles cheapectatus papagallin, i cili ka madhësinë e një fëmije.

E megjithatë askush nuk e ka fatin që ta shoh përballë, pasi ai jetoi rreth 20 milionë vjet më parë në atë që tani është Zelanda e Re.

Zbulimi i fosilit të këtij papagalli i shtohet  koleksionit të pasur dhe të ruajtur të specieve të mrekullueshme të shpendëve.

Herakli ishte vërtet një gjigant në mesin e zogjve. Ishte i gjatë 80-90cm dhe peshonte rreth 7 kg, dyfishi i madhësisë së papagallit më të madh të ditëve të sotme moderne “kakapo”. Me një peshë të tillë ka shumë të ngjarë që ai të mos ketë fluturuar.

Fillimisht, studiuesit menduan se ata kishin të bënin me një lloj shqiponje gjigande të lashtë, pasi ata nuk mund ta imagjinonin që dikur kishte një papagall kaq të madh.

Fosili u gjet në Otago Qendrore. Edhe pse sot zona është shumë e ftohtë dhe e njohur si zonë skijimi, kur Hercules jetonte klima mendohet të ketë qenë subtropikale.


Certifikohet lista zgjedhore e PVD-së për zgjedhjet lokale në Medvegjë
Ish-zyrtari amerikan e qorton Daçiqin për ndërhyrje në politikën e brendshme të SHBA-së
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration