Palmer: SHBA-ja sërish e përqendruar në Ballkanin Perëndimor
Rajoni dhe Politika

Palmer: SHBA-ja sërish e përqendruar në Ballkanin Perëndimor

10.Sep.2019 07:51
0

Përfaqësuesi i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Mathhew Palmer, tha se me emërimin e tij në këtë pozitë, SHBA-ja tregon se është sërish e përqendruar në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Palmer i bëri këto komente të hënën në Podgoricë, në takim me kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq.

Sipas një komunikate të lëshuar nga zyra e Markoviqit, Palmer tha se Mali i Zi është shteti më i suksesshëm multietnik në rajon dhe se “nuk është rastësi që Mali i Zi është shteti i parë që viziton pas marrjes së detyrës”.

Palmer u emërua përfaqësues për Ballkanin nga Departamenti amerikan i Shtetit më 30 gusht.

Duke e uruar për këtë post, Markoviq tha se vendimi për emërimin e Palmerit paraqet mundësi reale për përshpejtimin e realizimit të qëllimeve strategjike dhe se kontribuon në stabilitetin e gjithë rajonit.

Markoviq e cilësoi Palmerin si “njohës të shkëlqyeshëm të Ballkanit”.

Duke folur për Malin e Zi, Markoviq theksoi “suksesin e politikës ekonomike të Qeverisë”, e cila, sipas tij, jep “rezultate të shkëlqyeshme në zhvillim”.

Palmer bisedoi edhe me presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq./REL/

Arifi pretendon se janë siguruar tekste mësimore për nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës
Reagim për tekstet mësimore: Shqiprim Arifi manipulon opinionin, jo kompetentë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration