Osmani me Biserkon: Njohja e Kosovës nga Serbia, epilogu i vetëm i pranueshëm në dialog
Rajoni dhe Politika

Osmani me Biserkon: Njohja e Kosovës nga Serbia, epilogu i vetëm i pranueshëm në dialog

28.Oct.2021 07:29
0

Njohja e pavarësisë se Kosovës nga Serbia është epilogu i vetëm i pranueshëm në procesin e dialogut, ka thënë sot presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë takimit që ka pasur me kryetaren e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko

Osmani dhe Biserko diskutuan për zhvillimet në rajon lidhur me të drejtat e njeriut, qeverisjes demokratike, si dhe ndërtimin e raporteve të mira fqinjësore.

“Presidentja Osmani nënvizoi se njohja e pavarësisë se Kosovës nga Serbia është epilogu i vetëm i pranueshëm në procesin e dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Po ashtu, ajo shprehu bindjen se shtetet e rajonit duhet të veprojnë bashkërisht për të parandaluar ndikimin e aktorëve malinj që synojnë minimin e të arriturave drejt integrimit në BE dhe NATO”, thuhet në njoftimin nga Presidenca.

Më tej, në takim , Osmani theksoi se tendenca e regjimit të Beogradit për të rishkruar historinë dëmton përpjekjet për hapjen e kapitullit të ri në raportet ndërshtetërore. Sipas saj, ballafaqimi me të kaluarën, drejtësia për viktimat e luftës dhe zbardhja e fatit të personave të zhdukur me dhunë janë parakusht për paqe të qëndrueshme në rajon.

“Palët u pajtuan se shkëmbimet ndërmjet grupeve shoqërore mund të kontribuojnë në luftimin e paragjykimeve dhe fuqizimin e vlerave të demokracisë dhe mirëbesimit”, thuhet në njoftim. 

Politikania boshnjake: Marrëveshja për shkëmbim territoresh Kosovë-Serbi pati përkrahjen e SHBA-së
Komuna e Bujanocit shpall vendimin për ndarjen e subvencioneve ekonomike ( lista)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration