Omëletë me brokoli. Burim vitaminash dhe fibrash për organizmin tuaj!
Trupi dhe shëndeti

Omëletë me brokoli. Burim vitaminash dhe fibrash për organizmin tuaj!

16.Sep.2018 21:09
0

Brokoli, një nga produktet e vjeshtës, më të rëndësishme për shëndetin tuaj. Përmban shumë antioksidues si vitamina C, vitamina A, vitamina E, karotenoide, zeaksanthine, vitamina të kompleksit B, zink, kalium, natrium, shumë fibra. Ndikimi i tij pozitiv është në shumë sisteme të trupit.

Si do ju këshillonim ta konsumonit?

Pasi ta keni larë mirë, vetëm 1-2 minuta në ujë të valuar mjafton dhe me pas i shtoni vaj ulliri dhe lëng limoni të freskët.

Këshillë: Vaji i ullirit ndihmon në përthithjen e vitaminave që treten në yndyrë dhe i përforcon fuqitë antioksiduese në kombinim me lëngun e limonit!

Një alternativë darke ose dhe një drekë të lehtë:

Përbërësit:

  • 300 gr brokoli të zier
  •  4 vezë
  • 1/2 filxhan qumësht
  • 4 lugë miell
  • 300 gr gjizë ose mozarela
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • kripë, piper

Përgatitja: 

  • Bëhen bashkë të gjitha produktet dhe futen në furrë për 10 minuta afërsisht.
  • Kur e servirni, mund të shtoni dhe pak djathë kaçkavall të grirë sipër. Ju bëftë mirë!
Emigracioni i paligjshëm rikthen kontrollet e dyfishta në kufirin Shqipëri-Kosovë
Audi dhe Huawei bashkëpunojnë në teknologji autonome për makinat
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration