Ofendime e mallkime në kuvendi e Kosovës gjatë interpelancës për të pagjeturit
Rajoni dhe Politika

Ofendime e mallkime në kuvendi e Kosovës gjatë interpelancës për të pagjeturit

20.Nov.2020 07:49
0

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është kritikuar në kuvend nga opozita, për përfshirjen e ҫështjes së të pagjeturve në marrëveshjen e Uashingtonit, pasi sipas saj, “kjo ҫështje është kushtëzuar me kthimin e personave të zhvendosur”.

“Në të njëjtin paragraf ku kaq keq trajtohet tema e të pagjeturve, është vendosur tema e të zhvendosurve dhe refugjatëve, madje këta cilësohen si të zhvendosur përbrenda duke barazuar dy kategori që nuk mund të barazohen. Kjo formë e trajtimit të të zhdukurve e dëmton shumë procesin dhe kjo nuk është mënyra se si dialogohet”, tha propozuesja e interpelancës për çështjen e të pagjeturve, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci.

Kryeministri Hoti Hoti u kundërpërgjigj duke thënë se pyetja e parashtruar në interpelancë është plotësisht e pabazë, sepse askund nuk përdoret termi kushtëzim.

“Këtë term nuk mund ta gjeni në tekstin e marrëveshjes ose zotimeve dhe as në planin e zbatimit të marrëveshjes. Nuk bëhet fjalë për asnjë lloj kushtëzimi të këtyre çështjeve” tha Hoti.

Hoti më tej tha se nuk do të ketë marrëveshje përfundimtare me Serbinë, pa përfshirjen në këtë marrëveshje të çështjes së të pagjeturve dhe të zhdukurve. Ai, po ashtu, e ndërlidhi gjetjen e fundit të mbetjeve mortore në Kizhevak të Serbisë, me zotimet e marra nga Uashington nga Serbia.

 

Eskalimi i debatit

Tri orë të interpelancës janë karakertizuar me debat të ashpër që kaloj edhe në ofendime.

Nënkryetarja e kuvendit, nga radhët e VV-së, Arbërie Nagavci, e kritikoi kryeminsitrin Hoti për, siç tha, “ barazimin e viktimave shqiptare me të zhvendosurit”.

Ky fjalim nxiti reagim nga kryeministri, që e vlerësoi atë “një ndër fjalimet më të liga në këtë kuvend, prej se jam këtu deputet apo ministër përpara juve”.

Deputetja Nagavci reagoi duke e cilësuar si “të lig dhe të dëmshëm nënshkrimin që kryeministri ka bërë në Uashington”.

Pas kësaj, kryeministri Hoti ka lënë interpelancën, për t’u kthyer në qeveri, ku sipas zv.kryeministrit Driton Selmanaj, kishte një bisedë virtuale me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Por, një veprim i tillë ka acaruar edhe më shumë deputetët opozitarë. Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës, deklaroi se kryeministri “nuk po ka guxim që të merret me këtë ҫështje”.

“Çfarë ofensive diplomatike kemi filluar. Në Serbi janë gjetur eshtra të shqiptarëve. Mungesa e kryeministrit është neveritëse. Është dashur ta anulojë ose ta shtyjë këtë interpelancë”, tha Ismaili.

Zëvëndëskryeminsitri Selmanaj tha se qeveria nuk po i ikën përgjegjësisë, pasi për këtë ҫështje ka raportuar në vazhdimësi.

“Diçka që nuk e keni bërë ju për 10 vjet, mos pritni që për 5 muaj ta bëjmë ne”, ka thënë ai.

Pas secilit fjalim të opozitës, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Arben Gashi, ka reaguar duke thënë se “duhet t'iu vijë marre për shfrytëzimin e kësaj teme për qëllime politike”. Njëjtë ka vepruar edhe zëvëndëskryeminsitri Selmani.

Debati eskaloi sërish në kohën kur në foltore, u paraqit me fjalimin përfundimtar deputetja Saranda Bogujevci, që e ka thirrur këtë interpelancë. Ky fjalim është ndërprerë, pasi nga vendet e tyre, deputeti i LDK-së, Arben Gashi dhe deputetja Mimoza Kusari Lila, u përfshinë në një debat për atë se kush duhet të ndihet i turpëruar.

Interpelanca u ndërpre, pasi shumica e deputetëve u ngritën në këmbë, duke mbrojtur qëndrimet e tyre me debate jashtë foltores, e kurse skena në kuvend, u shndërrua edhe në përplasje fizike./REL/

 

Shtetasit e Shqipërisë në Serbi vetëm me letërnjoftim
Vendet e BE-së do ta ndihmojnë Ballkanin Perëndimor me vaksina kundër COVID-19
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration