O’Connell pyet kosovarët: Edhe sa mendoni se do ta keni përkrahjen ndërkombëtare?
Rajoni dhe Politika

O’Connell pyet kosovarët: Edhe sa mendoni se do ta keni përkrahjen ndërkombëtare?

11.Mar.2019 11:35
0

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, ka thënë se korrupsioni në Kosovë, sidomos ai i nivelit të lartë, nuk është duke u luftuar. Ka pyetur se si është e mundur që ende nuk ka një të dënuar për korrupsion, të nivelit të lartë.

“Përgjegjësia bie tek ju prokurorë e gjyqtarë. Ligjet janë duke u përmirësuar në vazhdimësi, por nuk po zbatohen. Kosova nuk guxon të jetë vatër e krimit dhe korrupsionit. Është tejet e rrezikshme për juve, por edhe për neve.

Tutje, ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, i ka pyetur kosovarët se edhe sa do të presin që ta kenë mbështetjen ndërkombëtare.

Dhe tani dua t’ju bëj një pyetje - edhe sa mendoni se do ta keni përkrahjen ndërkombëtare? Është momenti i fundit ta tregoni veten dhe t’i luftoni këto dukuri”, ka thënë ambasadori.

Ndërkohë, tryeza është duke vazhduar. Të pranishëm janë zyrtarë të Kuvendit, Qeverisë, përfaqësues të sistemit të drejtësisë, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

 

copy(/home/titulli/public_html/images/image/connoll.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Pa Luginën e Preshevës, Kosova nuk është e plotë
Këshilltari i Merkelit: 2019-a vit i mundshëm për marrëveshje me Serbinë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration