O’Connell për korrigjimin e kufijve: Qëndrimi i Britanisë është i njëjtë me atë të vitit 2005
Rajoni dhe Politika

O’Connell për korrigjimin e kufijve: Qëndrimi i Britanisë është i njëjtë me atë të vitit 2005

11.Sep.2018 01:09
0

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka nisur bashkëbisedimin e tij me qytetarë përmes Facebook-ut.

Në pyetjen  e parashtruar nga Telegrafi rreth çështjes së korrigjimit të kufijve, ambasadori O’Connell ka thënë se qëndrimi i Britanisë është i njëjtë me atë të vitit 2005.

 

“Pse po pyetni kur ju e dini qëndrimin e Britanisë. Pozita jonë nuk ka ndryshuar që nga vitit 2005″, është përgjigjur ambasadori britanik.

Kujtojmë se kundër korrigjimit të kufijve përpos Britanisë ka dal edhe Gjermania, të cilët kanë thënë se thirrjet për ndryshimin e kufijve të Ballkanit mund të sjellin destabilizim.

O’Connell po ashtu ka theksuar se qytetarët janë ata të cilët duhet të vendosin për ndryshime në Kosovë.

Në një përgjigjej të tij gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në Facebook, O’Connell ka shkruar se:  ” Nuk ka rëndësi se si e vlerësoj unë. Ajo që ka rëndësi është si e vlerësojnë qytetarët. Kam katër vite që jap porosi të njëjtë. Nëse qytetarët dëshirojnë ndryshimin dhe nëse vlerësojnë se politikanët duhet të mbahen përgjegjës, atëherë ata duhet të flasin vetë dhe ta bëjnë ndryshimin. Askush nuk mund ta bëjë këtë për ju. Mos prisni që Bashkësia Ndërkombëtare apo diplomatët ta bëjnë këtë. Por unë jam optimist, flas çdo ditë me qytetarët dhe e di energjinë e tyre por për këtë duhet të kenë shpresë dhe besim që ata mund ta ndërtojnë një të ardhme më të mirë”

Ndryshe, sot në Bruksel pritet të mbahet takimi i radhës ndërmjet dy presidentëve, atij të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Thaçi ditë më parë ka thënë se duhet një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve. 

Presidenti i vendit ka prezantuar edhe idenë e korrigjimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por që po kundërshtohet ashpër edhe nga partitë politike në vend. 

Në përkujtim të Mid’hat Frashërit në New York
Thaçi pas takimit me Mogherinin: U pajtuam për dinamizimin e dialogut
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration