Një serb publikon mbi 400 fotografi të sulmeve të NATO-s mbi Serbinë – thotë se janë të “vjedhura” nga serverët amerikanë
Rajoni dhe Politika

Një serb publikon mbi 400 fotografi të sulmeve të NATO-s mbi Serbinë – thotë se janë të “vjedhura” nga serverët amerikanë

18.Apr.2019 13:05
0

Neven Djenadija, një politolog i diplomuar nga Republika Srpska, ka publikuar në profilin e tij në Facebook disa fotografi, përkatësisht mbi 400 të tilla, të cilat sipas tij janë ekskluzive.

Siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për fotografi ekskluzive që, sipas tij, ai i ka nxjerrë nga serveri i faqes së vjetër të internetit të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA.

Po sipas mediave, fotografitë e publikuara përfshijnë fotografi të pa publikuara më parë të objektivave në Serbi dhe Mal të Zi para dhe pas sulmeve të objekteve ushtarake si kazerma, depove të municionit, mbi fabrikën e armëve, institucioneve shtetërore, rafineri, ura, hekurudha, dhe objekte civile.

Ato, siç pretendohet tutje, janë bërë që nga fillimi i sulmeve të NATO-s deri në qershor të vitit 1999, kur ushtria amerikane hyri në Kosovë.

Gjithashtu, në fotografi thuhet se mund të shihni fotot ekskluzive të presidentit të atëhershëm amerikan Bill Klinton, të gjeneralit Wesley Clark, hyrjes së trupave amerikane në Kosovë, si dhe diskutimeve me përfaqësuesit e ushtrisë ruse. 

Zyrtare: Anulohet meçi Miller – Joshua, nuk do ta besoni se për çfarë arsye!
Stankoviq: Filmi nuk duhet të dëmtoj raportet serbo shqiptare në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration