Një mirditas si lulishtar i Sulltanit Fuad të Egjiptit
Kulturë

Një mirditas si lulishtar i Sulltanit Fuad të Egjiptit

02.Nov.2019 10:14
0

Nga Gjergj Marku

(Kol Ndrec Nikolli nga Bozhiqi i Selitës, është mirditasi që emigroi në Egjipt në vitin 1915, duke qëndruar për 12 vite rrjesht si lulishtar i Sulltanit Fuad të Egjiptit. Sulltan Fuadi është kurorëzuar si mbret i Egjiptit në vitin 1922 kur dhe Anglia e njeh Egjiptin. Mirditasi nga Selita asokohe 35 vjecar, e ka përjetuar këtë kurorëzim të mbretit pikërisht duke qenë lulishtar i besuar i tij. Vite më pas mori me vete edhe kushëririn e tij Gjin Gjok Përndreu.
Për të vazhduar pak rradhë me historinë e mbretit Fuad, ai ishte sundimtari i nëntë i Egjiptit dhe Sudanit nga dinastia Mehmet Ali.
Fuad ndërroi titullin Sulltan me atë të Mbretit, një kusht që Britania vendosi për të njohur pavarësinë e Egjiptit. Para se të bëhej sulltan (1917), Fuadi kishte luajtur rol kryesor në krijimin e Universitetit të Kajros; njihet si rektori i parë i tij nga viti 1908 deri më 1913, kur dha dorëheqjen për t’iu përkushtuar përpjekjeve për t’u bërë mbret i Shqipërisë. Fakti që dinastia e Mehmet Aliut ishte me prejardhje shqiptare, e nxiti Fuadin të kërkonte fronin shqiptar, por pa sukses. Fuadi gjithashtu shërbeu si President i Shoqatës Geografike egjiptiane nga 1915 deri 1918. Ai vdiq në vitin 1936 (68 vjeç); në fron erdhi biri i tij, Faruk I, i cili u përmbys nga revolucioni egjiptian i vitit 1952 (vdiq në mërgim në Itali më 1965, në moshën 45 vjeçare). Motra e Farukut, Princesha Favzia Fuad ishte mbretëreshë bashkëshorte e Shahut të Iranit, Mohammad Reza Pahlavi, i cili u rrëzua nga revolucioni islamik më 1979.
Ndërkohë duke iu kthyer historisë së mirditasit në Egjipt, Kol Ndrec Nikolli, ai u kthy përgjithnjë në vendlindje në vitin 1927. Pati dy martesa pasi gruaja e parë i pat vdekur, ndërsa nga martesa me gruan e dytë u linden tri vajza dhe një djalë, por për fat të keq, djali vdiq në moshën 5 vjecare.
Nga tri vajzat e tij, njëra, të cilës edhe ia kemi marrë foton për ta publikuar me këto rrjeshta historie, është mësuese Age në Kodër Rrëshen, bashkëshorte e këngëtarit të Ansamblit Mirdita, Fran Preçi.

(Në foto: nga e majta në të djathtë: Kol Nikolli, mbreti Fuad, Gjin Përndreu, kuzhinieri i mbretit Fuad)

Image may contain: 4 people, people standing
Juratoviq: Populli duhet të kërkojë alternativa të tjera
Dita e derbit, Feronikeli për t’u kthyer në garë për titull, Ballkani për të mos e lëshuar kreun
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration