Një ditë e Hashim Thaçit në Hagë, dalin detaje
Rajoni dhe Politika

Një ditë e Hashim Thaçit në Hagë, dalin detaje

25.Jan.2021 09:34
0

Kryetari i ARK-së, Behgjet Pacolli është mik i afërt i ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili që nga 5 nëntori është në Gjykatën Speciale në Hagë, në paraburgim.

Pacolli për lajmi.net ka treguar se ka pasur biseda telefonike me të dhe ka treguar se si ish-presidenti dhe ish-udhëheqësi i UÇK-së e kalon kohen atje.

“Po. I kam pas dy telefonata me të. Kemi biseduar normalisht dhe asgjë. Nuk kam pas asnjë shenjë që ai vuan atje. Bën jetë normale, lexon. Ka qasje në internet. Zotëri Thaçi është shumë i qetë dhe drejtësia do të triumfojë”, ka thënë ai.

Por i pyetur se çfarë mendimi ka ish-presidenti për zgjedhjet dhe për aktualitetin në Kosovë, Pacolli tha se Thaçi nuk flet asgjë për politikë.

“Zotëri Thaçi nuk flet për zgjedhjet, nuk flet për politikën”, tregoi Pacolli.

Serbia konfirmon rastin e parë të variantit të ri të koronavirusit
Asnjë nga opsionet e kompromisit Kosovë - Serbi nuk është ideal
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration