Një aspirinë në ditë mbron mushkëritë nga ndotja e ajrit
Trupi dhe shëndeti

Një aspirinë në ditë mbron mushkëritë nga ndotja e ajrit

10.Oct.2019 14:29
0

Studime të reja kanë zbuluar se aspirina mund të mbrojë mushkëritë nga ndotja e ajrit. Sipas Agjencisë për Mbrojtjen Mjedisore, ndotja e ajrit është një nga shkaktarët kryesore të problemeve të frymëmarrjes. Ekspozimi në ajër të ndotur për një kohë të gjatë, mund të nxisë inflamacion dhe mund të irritojë qelizat e mushkërive dhe mund të dëmtojë funksionin e tyre.

Në studimin e publikuar në revistën amerikane mjekësore, janë eksploruar ilaçe, drogëra antiinflamatore, të tilla si aspirina dhe është provuar shkencërisht se përdorimi i tyre mund të mbrojë mushkëritë tona nga ndotja.

Kërkuesit kanë analizuar të dhënat mbi 2280 meshkuj, në zonën e Bostonit, një nga më të ndoturat në Shtetet e Bashkuara. Analizat mbi pacientët janë realizuar për një muaj rresht dhe rezultoi se konsumimi I aspirinës çdo ditë, redukton me 50% dëmtimin e mushkërive nga ndotja mjedisore. Aspirina ka efekte mbrojtëse për mushkëritë, pavarësisht moshës, statusit shëndetësor apo faktit nëse pacienti është apo jo duhan-pirës.

Edhe pse lidhja është ende e paqartë, nga studimi rezultoi se një aspirinë në ditë lehtëson inflamacionin e shkaktuar nga ajri i ndotur. Studimet e mëparshme në SHBA kanë treguar se aspirina në bazë ditore ul në mënyrë drastike rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës

SHBA-të do ti japin leje kompanive amerikane ti shesin teknologjinë huawei
Çmimet nobel për letërsi i fitojnë Olga Tokarczuk dhe Peter Handke
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration