Nissan prezanton modelin e ri Project Clubsport 23
Shkencë dhe teknologji

Nissan prezanton modelin e ri Project Clubsport 23

31.Oct.2018 08:59
0

Kompania e njohur japoneze, Nissan, për panairin e sivjetmë të veturave të modifikuara - SEMA - i cili mbahet në Las Vegas nga sot deri më 2 nëntor, ka përgatitur një numër modelesh interesante dhe në mesin e tyre është edhe 370Z i modifikuar i njohur si Project Clubsport 23.

Motori standard 3.7-litër V6 i këtij modeli tani është zëvendësuar me 3.0-litër Twin-Turbo V6 të Infiniti Q50 400 Red Sport, transmeton Koha.net. Ky motor, është me kapacitet prej 400 kuajfuqi dhe është i kombinuar me marshin manual të modelit 370Z Nismo, ku për këtë Nissan ka bashkëpunuar me MA Motorsport.

Gjithashtu, Project Clubsport 23 tërheq vëmendjen me eksterierin me ngjyrë të portokallit, paketën për aerodinamikën, rrotat “Rays” me ngjyrë të zezë e me goma “Hankook RS4”, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, amortizatorët e modifikuar, si dhe me timonin “Sparco” dhe ulëset sportive.

Gmail për iOS, përdoruesit mund të shohin e-mail-e nga të gjitha llogaritë në një postë të vetme
OKB: 7 milionë persona vdesin në vit nga ajri i ndotur
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration