Neziri: SH.K.A "MEDVEGJA", emblemë e kulturës autoktone medvegjase
Intervista

Neziri: SH.K.A "MEDVEGJA", emblemë e kulturës autoktone medvegjase

30.May.2013 20:04
0
Shoqëria Kulturo Artistike Medvegja, që vepron në kuadër të Shoqatës Humanitare "Medvegja", me seli në Fully, këtë vit, kremtoi 5 vjetorin e themelimit dhe punës së sukseshme në të mirë të shoqatës dhe prezentimit të vlerave kulturore dhe kombetare shqiptare gjithandej Valisit dhe Zvicrës. "Arkitekti" dhe udhëheqësi i shoqësisë "Medvegja ", Musa Neziri potencon, se mirënjohja më e madhe për punën e shoqërisë i takon jo atij, por antarëve të shoqërisë, duke filluar nga grupi i fëmijve e deri te të moshuarit, të cilët me përkushtim dhe me krenari bartin gjithandej emrin e madh të Medvegjës. [caption id="attachment_74569" align="alignleft" width="185"]Musa Neziri Musa Neziri[/caption] Intervistë me presidentin e SH.K.A "Medvegja"-Fully, Zvicër, z.Musa Neziri Gazetari: I nderuar, ju njohim, se nuk keni dëshirë të flisni për veten, por, shpresoj, se do të na nderonit kësaj here neve dhe gjithë lexuesit tanë, sepse, të gjithë e dijnë, se ju jeni themelues dhe udhëheqësi kryesorë i SH.K.A "Medvegja", prandaj, do të bashkëbisedojmë kryesisht pa politikë, në lidhje me Shoqërinë Kulturo Artistike "Medvegja"?  Musa Neziri: Më vjenë mirë, që e keni kuptuar, se nuk dua të flas shumë, për nga natyra jam kështu, që fjalët i bëj vepër, e ka të tjerë, që flasin edhe për mua. Normalisht, se edhe unë kam se çka të them, por, kështu jam nga natyra dhe nuk dua të ndryshoj. Ju falënderoj edhe juve, për punën që keni bërë së bashku me Llukmanin dhe që po bëni për informim të drejtë e objektiv edhe të shoqatës dhe shoqërisë sonë njëkohësisht. Me kënaqësi, do të bashkëbisedojmë dhe e kam të vështirë, t`ju them, se nuk kam disponim për të dhënë intervistë, sepse ju kam edhe mikë dhe ju çmoj, por edhe respektoj shumë fjalën e lirë, kështu, që nuk më shpëton ditë, që nuk i lexoj mediat tona, qoftë në gazetë, ashtu edhe përmes internetit, prandaj, kësaj here, do të flasim për publik. Gazetari:Ju falënderojmë paraprakisht i nderuar z.Neziri. Ju thashë, ashtu i nderuar, sepse, më ka rastësis, disa herë, që kam kërkuar intervistë edhe përmes televizionit dhe nuk keni pranuar, më keni thënë, minutat që ua marë unë në televizion, jepjani fëmijëve, pra prezentoni më shumë minuta fëmijëve dhe shoqërisë. Besoj, se jemi kuptuar? Musa Neziri: Ashtu qëndron. Ju kuptoj edhe juve, prandaj, e thash, edhe unë, se ju çmo, që të dyvej dhe kësaj here do të flasim. Gazetari:Jeni ideator dhe themelues i SH.K.A "MEDVEGJA" dhe sigurisht më meritori për punën e suksesshme të shoqërisë ? Musa Neziri: Jam ndër themeluesit apo siç po e potenconi themelues, por pa përkrahjen e antarëve të tjerë, si të shoqatës, ashtu edhe të shoqërisë, nuk do t`ia kishim dalë mbarë. Puna me shoqërinë kërkon sakrifica dhe ne e nisëm këtë punë me vetëdije të plotë, por me vullnet të pashembulltë, që të dëgjohet edhe zëri i Medvegjës, jo vetëm këndej në Valis, por në gjithë diasporën shqiptare. Gazetari:Qëllimet që në fillim i kishit të qarta ? Musa Neziri: Po që para 5 vjetëve, nisëm realizimin e idesë, për themelimin e SH.K.A "Medvegja", me të vetmin qëllim begatimin e jetës kulturore, prezentimin e traditave tona kulturore dhe folklorike, duke mbajt dhe zhvilluar kështu edhe ndjenjën kombëtare te të rinjtë, posaçërishtë te gjenerata e tretë. Qëllimi jonë primar ishte, që kësaj gjenerate t`ua ofrojmë afër Medvegjën dhe të mbajmë gjallë ndjenjën e kulturës tonë kombëtare. shka-mwdvegja-1 Gazetari:Patët përkrahje në fillim nga medvegjasit mërgimtarë e konkretisht nga kryesia e Shoqatës Humanitare "Medvegja"? Musa Neziri: Po, shumë përkrahje, që në start. Edhe ne jemi pjesë e padiskutueshme e shoqatës. Shoqata jonë, është pjesë e shpirtit. Ne lidhemi me gjithçka me shoqatën. E gjithë familja është në sofrën e shoqatës. Kam pas ideuar që moti këtë projekt për një shoqëri, por, jo se frigohesha se nuk do ta realizojmë, por, se sa do ta kemi numrin e fëmijëve që do të vijnë në start. Duke u nisur nga vetja, pra nga fëmijët e mijë, të vëllezërve e të afërmve të tjerë, e rritëm numrin dhe e formuan këtë shoqëri. Me çdo kend që kam biseduar në shoqatë, e kanë pas përqafu idenë dhe sikur të mos ishte ajo përkrahje, por edhe përkrahja e sotshme, nuk do të jemi këtu ku jemi. Gazetari:Pse e pagëzuat me emrin "Medvegja", e jo me ndonjë emër tjetër? Musa Neziri: Pyetje me vend. Në Zvicër, siç e dini, ka plot shoqëri kulturo artistike dhe janë të emëruara me emra të ndryshëm, por asnjë nuk është e Medvegjës, ne jemi të vetmit. Ashtu, ashtu, kemi mbetur si vetëm me territor, të vetmuar, menduam, se emri më i mirë është Medvegja. Ose, po të përgjigjem pa politikë, gjithçka në jetë për mua dhe për medvegjasit, është e lidhur me Medvegjën. Në dite nuk na shpëton, pa e kujtuar dhjetë herë vendlindjen e në tërësi Medvegjën. Kemi shumë mall, për ate vend të pasur, për ate vend që është xhevahir, sinqerisht, xhevahir i shtrenjtë, që do ua dijmë vlerën më vonë. Emri Medvegjë, shoqëria jonë e mori me përkrahjen e të gjithë medvegjasëve mërgimtarë, por edhe të disa veprimtarëve tanë medvegjas që i kemi në Kosovë, Maqedoni e Medvegjë. Tash, kur përmendet emri Medvegjë, kemi emocione të papërshkrueshme, e kjo, po bartet edhe tek brezi i ri, që ta dijnë, se Medvegja është shqiptare. Gazetari:Shoqëria jonë, denjësisht, po e pasqyron, apo po e prezenton kulturën tonë kombëtare nëpër qytete të ndryshme të Zvicrës? SHKA Medvegja veç ka bër emër të respektuar? Musa Neziri: Shumë e vërtetë, fillimisht jemi angazhuar në shënimin në mënyrë dinjitoze të festave tona kombëtare, si ditën e flamurit, ditën e pavarsisë, e më pastaj edhe të festave të shtetit, ku jetojmë dhe veprojmë. Këtu vlen të përmendim, që gati rregullisht, marim pjesë në festën e pesë kontinenteve, festën e gështenjave, apo edhe festen e komuniteteve të pesë kontinenteve. Jo vetëm kaq, shoqëria jonë, denjësisht, po e pasqyron, apo po e prezenton kulturën tonë kombëtare nëpër qytete të ndryshme të Zvicrës, ndërsa në pjesën franceze, nuk shpëton festë, që nuk prezentojmë. Me këtë rast më lejoni, që ti falënderoj autoritetet zvicerane, miqtë e vërtetë të kombit tonë, pra që e kanë dëshmuar që moti zviceranët, se na respektojnë neve shqiptarëve, e pastaj familjet shqiptare, pra prindërit, që po i sjellin fëmijët e tyre në shoqëri e pastaj edhe fëmijët dhe grupin e rritur. Shpesh, më mbushen sytë me lotë, kur i shoh të rinjtë e të rejat, që vallëzojnë me gjithë zemër. shka-mwdvegja-2 Gazetari:A po afrohen lehtë të rinjë në këtë shoqëri ? Musa Neziri: Probleme të këtilla kemi, por me mund të madh ia dalim t`i zgjidhim edhe falë prindërve, që me interesim të madh përcjellin punën tonë dhe na ndihmojnë, duke " i bind" fëmijtë, të rinjtë e të rejat, që të kyqen në shoqëri. Segmenti tjetër shumë i rëndësishëm është fakti, se kështu duke qenë të angazhuar në shoqëri, afrohen me vlerat tona kulturore e kombëtare, i ikin rrugës dhe kohën e lirë e kalojnë me mrekullinë e artit dhe muzikës shqipe. Duhet ta kuptojmë, se janë shumë të ngaruar edhe me shkollë, pastaj me punë, por prap nuk i mungon vullneti. Sa herë që i ftojmë, vijnë me dëshirë dhe ushtrojnë dhe prezentohen, ashtu si mësojnë. Gazetari:Po juve, si po ju shkojnë punët me grupin e të rinjëve, se me të rriturit, nuk e besoj, se keni pengesa? Musa Neziri: Nuk mundem të gënjej, pengesa ka, por i kapërcejmë me vullnet. I kuptojë dëshirat e të rinjëve, por edhe ata kur vijnë, dëgjojnë dhe ushtrojnë ashtu si kërkohet nga ne. Bashkarisht punojmë, nuk jam vetëm unë, ne në shoqëri tash kemi anëtarë me përvojë dhe ai ose ajo më ndihmon shumë. Marrim ide nga më të vjetrit, e përcjellim edhe shoqëri të tjera, se si të paraqitemi me risi. Kryesisht, gjithçka është e përkryer. Gazetari:E gjithë puna është pa pagesë që bëni, ose të rinjë dhe të rejat, që vijnë të mësojnë për të kënduar, vallëzuar, për të mësuar ndonjë instrument? Musa Neziri: Pyetje me vend dhe ashtu është, gjithçka është pa pagesë, vetëm se sa harxhojmë nga xhepi jonë dhe prindërit e fëmijëve harxhojnë, por në anën tjetër, ose në anën më të mirë, ne fitojmë të dy palët, sepse të rinjë dhe të rejat tona, siç e thashë më lart, janë afër me kulturën tonë kombëtare, që është shumë e pastërt. Nuk është edhe e lehtë të punohet, këtë ta kemi parasysh, se me fëmijët e tu ke pengesa, e të mos flasim, me një grup fëmijësh. Të hollat shkojnë e vijnë, por, kontributi jonë shpresoj, se herë do kurë do të vlerësohet. Gazetari:Sa është numri i anëtarëve në SH.K.A "Medvegja"? Musa Neziri: Numri ndryshon, asnjëherë nuk është i njejt, herë 30, e herë 40. Numër i mjaftueshëm. Gazetari:E veshjet kombëtare ku i siguroni? Musa Neziri: Vetë i kemi blerë. I keni parë edhe ju, kemi të shumë trevave shqiptare, vetëm e vetëm, që të dalim si duhet, pra të prezentohemi si na ka hije. Gazetari:Bashkëpunoni me shoqëri të tjera shqiptare në Zvicër? Musa Neziri: Nuk e kemi ate mundësi, por kur na ftojnë në ndonjë festë, ne po patëm mundësi shkojmë dhe i respektojmë të gjitha. Natyrisht, se shpesh takohemi nëpër festa të ndryshme dhe këmbejmë ide. Përmes shoqërive kulturo artistike, është duke u bërë një punë shumë e madhe. shka-mwdvegja-3 Të rinjtë e të rejat tona, që po rriten në këtë shtet, po mësojnë rrjedhshëm kulturën tonë kombëtare, duke u prezentuar përmes kulturës sonë të pasur para miqëve zviceranë Gazetari:Sigurisht, se mbështetja më e madhe ju vjenë nga kryesia e Shoqatës Humanitare "Medvegja"? Musa Neziri: SH.K.A "MEDVEGJA", është emblemë e kulturës origjinale nga Medvegja. Të rinjtë e të rejat tona, që po rriten në këtë shtet, po mësojnë rrjedhshëm kulturën tonë kombëtare, duke u prezentuar përmes kulturës sonë të pasur para miqëve zviceranë dhe kemi marrur çdo herë lavdërata, ku edhe ata, pra zviceranët gëzohen, se sa mirë fëmijët tanë, po i ruajnë traditat e të parëve. Po frigoj, se po e harroj dikend pa e përmendur, por lirisht ju them, se e gjithë kryesia, duke filluar nga vëllau im Zenel Neziri, e deri tek anëtari i fundit i shoqatës, është me mua, më pyesin, a ka për të më ndihmuar, apo për çdo gjë që nevojitet. Ne jemi një, ne jemi pjesë e shoqatës, lirisht mundem të them, se ne jemi bërë zemra e shoqatës, e shoqata shpirti jonë, që nuk mundemi tash të rrijmë asnjëra pa tjetrën. Shumë kam përkrahje dhe në çdo manifestim që organizon shoqata, ne jemi aty. Gazetari:Jeni prezentuar edhe jashtë Zvicrës? Musa Neziri: Po. Në Medvegjë, Preshevë dhe Kosovë. Kemi oferta të ndryshme, shkurt e shqip, neve këndej, na shikojnë, si përfaqësues të Medvegjës, ose të Luginës së Preshevës. Gazetari:Gjatë këtyre pesë viteve, keni zbuluar ndonjë talent për instrumentist apo këngëtarë? Musa Neziri: Shumë kemi talenta të mirë. Vërtet është për tu çuditur. Të gjithë interesohen dhe mësojnë. Kemi instrumentista të mirë të qiftelisë, daulles, defit, pianos, e kështu me radhë. Për të kënduar kanë provuar shumë të rinjë dhe të reja, dhe të gjithë janë shembullorë. Gazetari:Çka kishit dashur të ndryshoni në SH.K.A "Medvegja"? Musa Neziri: Gjithçka është në rregull. Kisha dashur që të kemi kohë pak më shumë të lirë e kjo po na mungon, por kur, kemi festat, bashkohemi shpejt, të gjitha punët tjera i lëjmë me një anë dhe i marrim detyrat tona, që të dalim sa më mirë. Gazetari:Po afrohet koncerti dhe turniri tradicional më 15-16 qershor, që mbahet në Fully. Sa jeni të përgaditur? Musa Neziri: Deri më tani, ushtrimet janë duke shkuar mirë. Nuk kemi pengesa. Normalisht, ne çdo herë, në çdo paraqitje, duam që të dalim më mirë, se herën tjetër, e këtë e vlerëson publiku, por një e di, dhe jam shumë i sigurt, se paraqitja do të jetë e mirë, si zakonisht, kanë për tu argëtuar të gjithë që do të vijnë, sepse përveç shoqërisë sonë, do të ketë edhe artistë të mëdhenj, si zakonisht, që sjell shoqata jonë, vetëm e vetëm, që të kalojmë mirë dhe të arrijmë qëllimin tonë, që të ndihmojmë aty ku ka nevojë. Dy herë më shumë duhet respektuar dhe punuar rreth shoqatës dhe shoqërisë sonë, sepse, ndihmat që vijnë në këtë shoqatë, shkojnë në Medvegjë e me rrethinë, që është e vetmja kjo shoqatë, që ka ndihmuar dhe që po ndihmon. Nuk jemi ndalur për 30 vjet me radhë dhe as që do të ndalemi. Gazetari:Në këtë shoqëri, keni djalin dhe vajzën, pastaj, nipat, e mbesa, me një fjalë, një pjesë të madhe të familjes. Si po e kalon me ta? Musa Neziri: Po, e kam djalin, vajzën, nipa dhe mbesa. Kjo më gëzon shumë. Kur i shoh në skenë, normal se kënaqem, por të gjithë për mua në skenë janë të njejtë, sepse të gjithë e kanë një qëllim, të dalin mirë. Ju betohem, se me të gjithë punoj njejt, nuk kam dallime. Shumë i çmoj, shqiponjat e vogla, që po rriten në mërgim, por këndojnë e vallëzojnë shqip nëmes të Zvicrës.

shka-mwdvegja-4

Gazetari:Sipas disa informacioneve që i kemi, në manifestimet, që organizohen nga Shoqata Humanitare "Medvegja", të rinjë dhe të rejat, normal, se njoftohen, por kanë rënë, këto manifestime, që edhe janë martuar disa? Musa Neziri: Po ashtu është. Edhe neve na kanë njoftuar. Normal, a ka ma mirë se kështu. Njihemi nëmes veti ne prindërit e pastaj edhe fëmijët tanë të njoftohen nëmes veti. Sepse në këto manifestime, që organizohen nga shoqata jonë, nuk vijnë vetëm medvegjas, këtu ka të pranishëm të të gjitha trojeve shqiptare. Gazetari:Z.Neziri, normalisht, se kemi edhe për shumë tema të flasim, por kësaj here, po e mbyllim me kaq, me shpresë, se në të ardhmen e shpejt, do të flasim edhe për ndonjë anëtarë të shoqërisë suaj, të ketë ndonjë album, instrumentista edhe më shumë e kështu me radhë. Ju falënderoj edhe njëherë për kohën, që keni ndarë për këtë bashkëbisedim. Musa Neziri: Ju falënderoj edhe njëherë Juve dhe përshëndes të gjithë lexuesit tuaj kudo që ndodhen. Falënderoj prindërit që po i sjellin fëmijët e tyre në shoqërinë tonë dhe pres, edhe në të ardhmen, që të vijnë edhe më shumë, sepse ju premtoj, se nuk do të humbasin asgjë, por veçse do të fitojnë gjëra të mira nga kultura jonë e lashtë kombëtare. Nëse më lejohet, të falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët, që më ndihmojnë shumë, pastaj familjen time të ngushtë, bashkëshorten që më rrinë afër në çdo moment dhe më ndihmon shumë edhe me ide, pastaj djalin, vajzën dhe vëllezërit e mi shumë të dashur e prindërit, që kënaqen, kur shohin programet tona. Mirupafshim në gëzime. Intervistoi: Llukman Halili & Dashnim Hebibi Legjenda e fotove: SH.K.A "Medvegja", në prezentime të ndryshme          copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/05/shka-mwdvegja-4.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Kandiq: Të ndalojmë së foluri gënjeshtra
"Pse nuk po vjen Hashim Thaçi në Medvegjë ?"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration