‘New York Times’: Shqiptarët janë raca më e bukur në Europë
Rajoni dhe Politika

‘New York Times’: Shqiptarët janë raca më e bukur në Europë

05.Jan.2020 09:10
0

Gazeta e përditshme prestigjoze New York Times pati shkruar një artikull se “shqiptarët janë raca më e bukur në Evropë”. Ky është konkluzioni i një shkrimi të publikuar më 21 maj të vitit 1911, e cila sillet tashmë sërish në vëmendje.

“Fizikisht shqiptarët janë raca më e bukur në Evropë. Gratë shqiptare janë shumë të bukur, me flokë të errët dhe nganjëherë sytë e tyre janë gri. Ecja e tyre është një kënaqësi për t’u parë, kështu janë edhe vallet e tyre kur konkurruan në Serbi. Herën e parë që pashë vallen shqiptare, më dhanë një kënaqësi të veçantë”, shkruhej në “New York Times”.

Artikulli vlerëson edhe kërcimet tradicionale shqiptare, por nuk lë pas as bukurinë fizike dhe inteligjencën e meshkujve shqiptarë.

“Lëvizjet janë elegancë dhe tregojnë forcë. Po ashtu, ato janë shumë të bukura dhe shumë të talentuara. Ata janë si skocezët në shekullin e shtatëmbëdhjetë. Me këtë kuptoj që janë raca më e mirë nga inteligjenca dhe fiziku në Ballkan. Nëse shkoni në Kostandinopojë, ju do të gjeni njerëzit më të mirë, jo vetëm ushtarët, por edhe zyrtarë shqiptarë”, thuhen në shkrimin e “New York Times”, përcjell albinfo.ch.

Trump: SHBA-ja është e gatshme t’i godasë 52 lokacione iraniane nëse Tehrani sulmon amerikanët
S’ka fitues në derbin e Katalonjës, Barça rikthen kreun
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration