Nëse temperatura do të ngrihej për dy gradë, Antarktida do të humbte akullin
Atraktive

Nëse temperatura do të ngrihej për dy gradë, Antarktida do të humbte akullin

11.Sep.2018 09:09
0

Nëse temperatura mesatare e Tokës do të ngrihej për dy gradë dhe nëse do të qëndronte e tillë për disa mijëra vite, Antarktida do të humbiste të gjithë akullin e saj.

Ky është skenari i ndërtuar nga disa studiues të Imperial College në Londër dhe i botuar në revistën Nature.

I koordinuar nga David Wilson, kërkimi ka rindërtuar historinë gjeologjike të kontinentit të bardhë përgjatë së kaluarës kur mbi Tokë janë regjistruar temperatura të ngjashme me ato që parashikohen gjatë këtij shekulli, transmeton KP.

Kërkimi është përqendruar në sedimentet detare të pjesës lindore të akujve të Antarktidës, më e madhja dhe e shtrira e planetit, sa 60 herë sipërfaqja e Britanisë. Këtu mendohet se janë përqendruar mbi gjysma e rezervës ujore (të ëmbël) të Tokës, dhe që sipas studimeve, është gjithashtu edhe më e pandjeshmja nga ngrohja globale.

Pacolli ua kërkon njohjen Bahamasit dhe Ruandës
Shuhen 4 paralele shqipe në shkollën e mesme në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration