Nënshkruhet memorandum për realizimin e librit monografik për këngëtaren Nexhmie Pagarusha
Kulturë

Nënshkruhet memorandum për realizimin e librit monografik për këngëtaren Nexhmie Pagarusha

11.Sep.2018 09:09
0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka pritur sot në kabinetin e tij, përfaqësues të organizatës Integra, ku edhe u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi.

Qëllimi i nënshkrimit të memorandumit është mbështetja financiare për të realizuar monografinë për këngëtaren Nexhmie Pagarusha, e cila ka dhënë kontribut unik jetësor në pasurimin kulturor, social, ekonomik dhe politik të Kosovës.

Libri do të vijë si histori e shtrirë në formë romani me qëllimin që publikut t'i prezantohet i gjithë mozaiku jetësor e artistik i Pagarushës. Monografia për Nexhmije Pagarushën do përmbledhë gjithë jetën dhe veprimtarinë e saj prej artisteje. I ndarë në disa kapituj, libri do të paraqesë rrugën e këngëtares nga fëmijëria deri në ditët e sotme. Vet këngëtarja me rrëfimin e saj artistik e jetësor do të jetë boshti i rrëfimit të librit që do të publikohet në konturat e një romani.

Ministri Gashi, u shpreh shumë i lumtur me nënshkrimin e këtij memorandumi duke thënë se: “Monografia do të vë në pah rëndësinë e karrierës muzikore të Pagarushës, që përfaqëson një pjese vitale të trashëgimisë shpirtërore të vendit tonë”.

Po ashtu, ministri sqaroi se projekti, pjesë përbërëse e këtij Memorandumi zbatohet në kuadër të Strategjisë Kombëtare për Trashëgimi Kulturore dhe theksoi se “Libri do të mbetet trashëgimi e institucioneve të vendit dhe brezave të rinj”.

Ndërkaq, organizatori ekzekutiv i organizatës Integra, Kushtrim Koliqi, falënderoi ministrin dhe Departamentin e Trashëgimisë, për gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar në realizimin e këtij projekti me rëndësi të madhe në fushën e kulturës e të trashëgimisë.

Ndër të tjera, Koliqi shpjegoi se përveç rrëfimit të këngëtares Pagarusha si bosht i rrëfimit të librit, “intervistat me muzikantë të tjerë që kanë punuar në këngët e Pagarushës, do të plotësojnë rrëfimin e saj. Pos këtyre, pjesë e monografisë do të jenë edhe të gjeturat e hulumtimeve që do të bëhen në arkivat e kohës. Tekstet apo kritikat që i janë bërë veprave të saj po ashtu do të jenë pjesë e librit. Kësisoj, libri do të kompletohet edhe me fotografitë e shkrepura në kohëra të ndryshme përgjatë karrierës së Pagarushës, në mënyrë që pos rrëfimit të saj, periudhat të dokumentohen edhe me pamje”.

NASA nis një helikopter në Mars më 2020
Hapet afati për aplikim për rimbursim nga kuponët fiskal
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration