Nënshkruhet marrëveshja për rivendosjen e linjës hekurudhore midis Kosovës dhe Serbisë (video)
Rajoni dhe Politika

Nënshkruhet marrëveshja për rivendosjen e linjës hekurudhore midis Kosovës dhe Serbisë (video)

14.Feb.2020 10:15
0

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar sot në Mynih të Gjermanisë dy letra të shprehjes së interesit, atë për autostrada dhe atë për hekurudha përmes së cilave të dy vendet shprehin gatishmërinë për hapjen e rrugëve ekzistuese, por edhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy shtetet me rajonin dhe me BE-në.

Nënshkrimi i letrave të interesit ndodhi pak para fillimit të Konferencës së Sigurisë në Munih.

Këto marrëveshje, u arritën me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell, i cili është edhe i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në ceremoninë e nënshkrimit kanë marrë pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq si dhe ambasadori Richard Grenell. 

Paraprakisht, po nën ndërmjetësimin e ambasadorit Grenell, të dy shtetet kanë nënshkruar edhe marrëveshjen për vendosjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd.

Me anë të letrave të interesit, që paraqet një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, këto shtete shprehin gatishmërinë për hapjen e mundësive për ndërlidhjen rrugore e hekurudhore ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe të ndërlidhjes së këtij rajoni me Evropën.

Ambasadori Grenell, është zotuar se në misionin e tij ndërmjetësues, do të fokusohet që Prishtina dhe Beogradi t’i tejkalojnë çështjet e hapura nga fusha e ekonomisë, në mënyrë që të vazhdohet tutje drejt arritjes së një marrëveshje për normalizimin e raporteve, e cila sipas tij do të ishte e domosdoshme që Kosova dhe Serbia të krijojnë një ekonomi të qëndrueshme dhe joshëse për investimet nga jashtë.

Më 27 janar, ekipet teknike të Kosovës dhe Serbisë, zhvilluan një takim në Berlin për të rihapur linjën hekurudhore ndërmjet tyre, me ndërmjetësimin ambasadorit Grenell, vetëm pak ditë pasi që palët nënshkruan një marrëveshje për rihapjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ky është një hap tjetër i përparimit pas marrëveshjes për linjën ajrore Prishtinë-Beograd.

“Marrëveshja e sotme për hekurudha dhe autostrada është mesazhi më i mirë që rajoni do të ketë paqe, zhvillim ekonomik, progres, vende të punës, pra ajo çka ju duhet njerëzve tonë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor”, tha presidenti Thaçi, duke nënvizuar se “Kosova beson në lidershipin e presidentit Trump dhe administratën që gjatë gjithë kësaj periudhe dhe viti po punojnë për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi. Kjo është rruga që duhet të ndjekim në të ardhmen dhe të mos mbetemi peng i të kaluarës së hidhur mes vendeve dhe popujve tanë”.

 
 
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha se "kjo është e rëndësishme për lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve. Jam i kënaqur që po shoh përparim dhe falënderoj Trumpin dhe Grenellin në emër të Serbisë, sepse të gjithë e ndjejmë se nga kjo do të kemi një të ardhme me të mire dhe do të sigurojmë paqen për dekadat e ardhshme”.

Ambasadori Grenell, ngulë këmbë se përmirësimi i lidhjeve ekonomike midis dy vendeve dhe hapja e vendeve të punës, do të ndihmojë tërë procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Bisedimet janë pezulluar që nga nëntori i vitit 2018, kur qeveria e Kosovës vendosi tarifat prej 100 për qind ndaj mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj qasjes së Beogradit ndaj shtetësisë së Kosovës. Beogradi kushtëzon vazhdimin e bisedimeve për normalizim marrëdhëniesh me Kosovës me heqjen e këtyre tarifave.

Shtetet e Bashkuara kërkojnë heqjen e tarifave një kërkesë kjo që u ritheksua të enjten nga sekretari i Shtetit Mike Pompeo në një letër dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Qeveria e re është zotuar ta bëj një gjë të tillë, por duke kushtëzuar heqjen e tarifave me vendosjen e masave të reciprocitetit të plotë më Serbinë.

Ambasada amerikane në Gjermani e quan historike marrëveshjen Kosovë Serbi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration