Nënkryetari i VV-së: S’ka marrëveshje me LDK-në, por ka lëvizje dhe hapa përafrues
Rajoni dhe Politika

Nënkryetari i VV-së: S’ka marrëveshje me LDK-në, por ka lëvizje dhe hapa përafrues

09.Jan.2020 08:11
0

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka reaguar ndaj raportimeve të disa mediumeve se LDK dhe VV kanë arritur marrëveshje për koalicion qeverisës. 

Përmes një postimi në Facebook, ai ka reaguar duke thënë se dëshiron të demantojë të gjitha raportimet që thirreshin në burime të brendshme, kinse është arritur një marrëveshje.

Ai  ka mohuar raportimet se VV-ja e LDK-ja janë pajtuar për ndarjen e ministrive. 

Bislimi ka deklaruar se bisedimet kanë rifilluar intenzivisht, takimet po i mbajnë në baza ditore si dhe ka lëvizje dhe hapa përafrues, por jo marrëveshje, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë: 

Sonte, shumë më shumë se netëve më parë, analistë nëpër studio televizive, portale e pseudoportale kanë vërshuar qytetarët me informata të pasakta e me hamendësime, gjithnjë duke u “thirrë” në “burime të brendshme”. Dëshiroj të qetësoj të gjithë Ju dhe demantoj të gjithë “këta”: Gjithë këto spekulime e hamendësime dhe këto gjoja “burime” janë shumë larg së vërtetës dhe qëllimmirës. Ashtu edhe si e kemi cekur në informatën nga Lëvizja Vetëvendosje!: Bisedimet kanë rifilluar intenzivisht, takimet po i mbajmë në baza ditore si dhe ka lëvizje dhe hapa përafrues (por asesi të përafërt me ato që po qarkullojnë gjithandej). 

Kush janë komunistët e Ferizajt të apasionuar pas diktatorit Enver Hoxha (video)
Nëna lind dy herë binjakë brenda vitit, të katërt janë mirë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration