Nënë Tereza: Për gruan
Kulturë

Nënë Tereza: Për gruan

09.Feb.2019 08:22
0

Mos harro se lëkura rrudhet e flokët mbulohen me borë
Ditët bëhen vite por më e rëndësishmja nuk ndryshon kurrë
Forca jote e bindja jote s’njohin moshë
Shpirti yt e shtrin pëlhurën e merimangës që mosha ta endi mbi fytyrë
Pas çdo pikarritje, ka një pikënisje
Pas çdo suksese, një zhgënjim
Përderisa je gjallë, gjallëro
Në qoftë se të mungon çka bëje më parë
bëje përsëri, mos rri duke parë fotografi të zverdhura nga koha
Mos e lerë të ndryshket hekuri që ke brenda vetes
Sillu në mënyrë që, në vend të mëshirës, të gëzosh respekt
Kur të rëndojnë vitet e s’mundesh më të vraposh, ec shpejt
Kur s’do të mundesh as të ecësh shpejt, ec
E kur as të ecësh s’do të mundesh, përdore shkopin e shko
Veç për t’u ndalë, ti kurrë mos ndalo.

10 futbollistët më të paguar në planet, Barça “bën kërdinë”
Besa Llugiqi me rol kryesor debuton në skenën polake
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration