Në Prishtinë ndizen qirinj në nderim të ish-presidentit George H.W. Bush
Rajoni dhe Politika

Në Prishtinë ndizen qirinj në nderim të ish-presidentit George H.W. Bush

11.Sep.2018 01:09
0

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi dhe shumë qytetarë, sonte ndezën qirinj para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, në nderim të ish-presidentit amerikan, George H.W. Bush, i cili ndërroi jetë të premtën dhe u varros sot.

Me këtë rast, ministri Bytyqi tha se përveç që sot ka marrë vendim që në të gjitha shkollat e Kosovës ora e parë t’i kushtohet miqësisë mes SHBA-së dhe Kosovës, ndezja e qirinjve në orët e mbrëmjes po bëhet në shenjë rrespekti dhe nderimi për kontributin e presidentit George H.W. Bush.

 

“Siç jeni të informuar sot, në shenjë rrespekti, përveç që është marrë vendim që ora e parë mësimore në të gjitha shkollat e Kosovës t’i kushtohet miqësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, po ashtu edhe në orët e mbrëmjes t’i ndezim qirinjtë në shenjë respekti dhe falenderimi të angazhimit të vazhdueshëm që ka pasur ish-presidenti Bush, tash i ndjeri. Konsideroj që ky rrespekt është i nevojshëm, sepse vërtet ka bërë shumë për popullin tonë dhe për Kosovën në vitet kur ishte në pyetje egzistenca e vendit tonë dhe humbja e shpresës. Ishte pikërisht presidenti Bush, tashmë i ndjer, i cili i pari dha një sinjal dhe një shpresë të madhe për popullin tonë, kur edhe vendosi vijat e kuqe”, tha Bytyqi, raporton KP.

George H.W. Bush ishte presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shërbeu gjatë viteteve 1989-1993, raporton KosovaPress./Telegrafi/

 

Trajkoviq: Thaçi dhe Vuçiq kanë mision të përbashkët, ndarjen e Kosovës
Tesla ka shitur mbi 100,000 kopje të Model 3 këtë vit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration