Në Prishtinë fillon Java e filmit shqiptar
Kulturë

Në Prishtinë fillon Java e filmit shqiptar

19.Feb.2020 08:51
0

Më 17 shkurt në kinemanë ABC në kryeqytet do të fillojë "Java e filmit shqiptar".

Mbrëmjen e parë shfaqet për herë të parë filmi “Skënderbeu”, i restauruar dhe i përpunuar në laboratorët e Italisë.

Janë ftuar personalitete publike dhe të kulturës, ndërsa do të vijnë edhe kineastë nga Shqipëria. Pas shfaqjes së filmit do të organizohet një koktej debati.Mbrëmjen e dytë shfaqet filmi “Nëntori i dytë”, i regjisorit të famshëm Viktor Gjika dhe “Tomka dhe shokët e tij”. Filmi “Nëntori i dytë” është restauruar e përpunuar në SHBA.

Java e filmit shqiptar organizohet nga Kosovafilmi, mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Arkivi i Filmit Shqiptar. Për të gjithë adhuruesit e filmit shqiptar, hyrja do të jetë pa bileta.

Pse po armatoset Serbia dhe me çfarë çmimi?
Vitrina e Librit/ Pse kaq shumë trishtim në këngët e ditëve të sotme?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration