Në Këln të Gjermanisë xhirohet filmi i regjisorit kosovar
Kulturë

Në Këln të Gjermanisë xhirohet filmi i regjisorit kosovar

11.Sep.2018 09:09
0

Pas sukseseve me filmin “Babai” i cili fitoi në Festivalin e Karlovy Varyt për regjinë më të mirë, skenaristi dhe regjisori Visar Morina sjell projektin më të ri kinematografik “Exile”, skenari i të cilit është shpërblyer me çmimin prestigjioz gjerman “Lola’s Gold”.

Filmi rrëfen tregimin e Xhaferit, një inxhinier i kimisë me origjinë nga Kosova, i cili ndjehet i diskriminuar dhe i ngacmuar në vendin e punës, gjë që e zhytë atë në krizë të identitetit.

“Exile” është bashkëprodhim në mes të Komplizen Film Gjermani, Ikonë Studio Kosovë dhe Frakas nga Belgjika i financuar nga: Minister of State for Culture and Media, Film- und Medienstiftung NRW, German Federal Film Fund, Belgium Film Tax Shelter, Medienboard Berlin Brandenburg, Qendra Kinematografike e Kosovës, Eurimages, German Federal Film Board.

Film “Exile” sjell një kastë briliante të aktorëve sikur Sanrda Hüller e njohur për rolin e sajë në filmin “Toni Erdmann”, Mišel Matičević, ndërsa në film do të paraqiten aktorët shiptar Astrit Kabashi, Valentina Dubovci, Flonja Kodheli, Getuart Hajrizaj, Ameli Kabashi.

Xhirimet e filmit përfundojnë në fund të muajit tetor ndërsa filmi pritet të jetë i gatshëm në mes të vitit të ardhshëm.

'Thaçi duhet të ndalet, protestat të vazhdojnë'
Tendosjet në Ballkan, temë e takimit Vuçiq-Putin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration