Në Jeddah të Arabisë Saudite u hap “klubi i natës hallall”
Atraktive

Në Jeddah të Arabisë Saudite u hap “klubi i natës hallall”

14.Jun.2019 10:00
0

Në qytetin Jeddah të Arabisë Saudite, është hapur një “klub nate hallall”.

 

Siç raporton Aljazeera, ky klub nate është hapur gjatë të enjtes ndonëse s’e ka marrë konfirmimin e autoriteteve.

Autoriteti i Përgjithshëm i Argëtimit në Arabinë Saudite, (GEA), ka mohuar se ka dhënë të drejtën që të hapet ky lokal sepse thotë se bie ndesh me ligjin në vend, transmeton Koha.net.

Në një deklaratë zyrtare të publikuar në Twitter, thonë se hapja e këtij klubi në qytetin bregdetar Jeddah, nuk është bërë me lejen përkatëse të tyre dhe se hapjen e kanë mësuar nga videot që qarkullonin në rrjetet sociale e nga të cilat shihej brendësia e vendit, ani pse fotografimi ishte i ndaluar rreptësisht kur nisi ngjarja.

“Sipas informacioneve që na janë ofruar, Projekti X është totalisht në kundërshtim me procedurat ligjore dhe rregulloren në fuqi, dhe ne, nuk e kemi autorizuar”, thuhet në deklaratën e tyre.

GEA thotë të ketë lëshuar një licencë për një tjetër ngjarje, por kontraktuesi, mori avantazh përmes një tjetër licence dhe siç thuhet aty, kreu shkelje serioze dhe të papranueshme.

Aljazeera raporton se në hapjen e klubit, që i ngjashëm është edhe në Dubai dhe Bejrut, i pranishëm ishte edhe këngëtari amerikan Ne-Yo. Sipas reklamave që janë parë, klubi u hap mes orës 22:00 dhe 3:00. Çmimet e biletave ishin prej 500 deri 1000 rialve saudite ose, 133 deri 266 dollarë.

Hapja e këtij lokali mori reagime të shumta në rrjetet sociale e në vend. Të tjerë, u tallën me idenë e një “klubi nate hallall”.

Pavarësisht se thonë që klubi është pa alkool e gjëra tjera, fotografimi u ndalua rreptësisht.

Disa zyrtarë thanë se me këtë janë shkelur traditat islamike të Arabisë Saudite.

Studimi: Dy në tre persona i lexojnë lajmet në celular
Pse prania e NATO-s shihet si e domosdoshme në Ballkan?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration