Në Itali zgjidhen më të mirët: Juventusi, Max Allegri dhe Mauro Icardi mbretërojnë në Serie A
Sport

Në Itali zgjidhen më të mirët: Juventusi, Max Allegri dhe Mauro Icardi mbretërojnë në Serie A

16.Sep.2018 21:09
0

I njohur si festivali i futbollit italian, nën drejtimin e presidentit të FIGC, Gabriele Gravina dhe nënsekretarin Giancarlo Giorgetti, janë zgjedhur më të mirët në Itali.

Juventusi u zgjodh si ekip më i mirë i vitit, ndërsa trajneri më i mirë është zgjedhur Max Allegri.

Gianluca Rocchi është zgjedhur si gjyqtari më i mirë i sezonit të kaluar gjatë ‘Gran Galà del Calcio Aic’.

Mauro Icardi i ka fituar dy çmime, atë si lojtari më i mirë i vitit dhe të golit më të bukur të votuar nga publiku.

Portieri më i mirë u shpall Alisson Becker për sezonin 2017/18.

Lojtari më i mirë i ri u shpall Sandro Tonali i Brescias.

Formacioni ideal i sezonit të fundit është 4-3-1-2 me Alisson; Anulo, Chiellini, Koulibaly, Alex Sandro; Nainggolan, Pjanic, Milinkovic-Savic; Dybala; Icardi. /Telegrafi/

Rama, Hahnit: Taksa 100% për produktet serbe është obstruktive, por Kosova s’fitoi asgjë nga konstruktiviteti i saj
Efektet anësore që shkakton konsumi i tepërt i kanellës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration