Në Bejrut shpërtheu 2.750 tonë nitrat amoni
Rajoni dhe Politika

Në Bejrut shpërtheu 2.750 tonë nitrat amoni

05.Aug.2020 12:37
0

Presidenti i Libanit Michel Aoun theksoi se në shpërthimin në Portin e Bejrutit ka shpërthyer nitrat amoni prej 2.750 tonësh që mbahej në një depo që 6 vite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Aoun në deklaratën nëpërmjet llogarisë së presidencës në Twitter, e cilësoi si "të papranueshme" mbajtjen e 2.750 tonëve nitrat amoni me kohëzgjatje prej 6 vitesh në një depo pa asnjë masë sigurie.

Ai premtoi ndëshkimin më të rëndë të të gjithë atyre që shkaktuan shpërthimin dhe të gjithë përgjegjësit.

Ndërkohë, Drejtori i Policisë së Libanit, Abbas Ibrahim, tha se nitrat amoni në fjalë ka shpërthyer në port përderisa po dërgohej në Afrikë.

Sipas të dhënave të fundit nga shpërthimi kanë humbur jetën të paktë 100 persona, ndërsa janë plagosur mbi 4.000 të tjerë.

Ministria e Shëndetësisë do të financojë specializimin e kandidatëve nga Lugina e Preshevës
Tidoroviq: Gjendja me koronavirus në një pjesë të madhe në Bujanoc dhe Preshevë jashtë kontrolle?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration