Ndryshon përkufizimi 130 vjeçar për kilogramin, miratohet në Francë
Atraktive

Ndryshon përkufizimi 130 vjeçar për kilogramin, miratohet në Francë

11.Sep.2018 01:09
0

Sistemi ndërkombëtar i matjes ka pësuar një ndryshim me një ridefinim të kilogramit dhe njësive tjera elementare.

Në një takim të mbajtur sot në Versajë të Francës, shtetet anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Peshave (BIPM) votuan për miratimin e ndryshmeve rrënjësore të cilat kanë të bëjnë me aktivitetet kryesore të njerëzve, siç janë tregtia globale dhe inovacionet shkencore, transmeton Anadolu Agency.

Ndryshimi i cili zgjoi kureshtjen më të madhe, ishte revizioni i kilogramit.

Përkufizimi i deritanishëm i kilogramit, daton nga 130 vite më parë, atëherë kur bota pranoi që cilindri i ngurtë nga platina dhe iridiumi të paraqesin njësinë e saktë matëse për një kilogram.

Bëhet fjalë për objektin e metaltë të madhësisë së topit për golf, i cili konsiderohet “kilogram i të gjithë kilogramëve” dhe gjendet i mbyllur me një kontroll të rreptë në Zyrën Ndërkombëtare të Masave dhe Peshave në Sevres të Francës.

Shkencëtarët kanë zbuluar se cilindri humb në peshë, më shumë gjasë nga shkaku i gazit që ishte brenda cilindrit në kohën kur është prodhuar.

Matja e deritanishme i takon të kaluarës pasi është zëvendësuar me një definicion të ri të bazuar në një formulë shkencore.

Gjatë votimit të sotëm, anëtarët njëzëri miratuan përditësimin e tre njësive tjera matëse, kelvinin për temperaturën, amperin për rrymë elektrike dhe molin për sasinë e substancës.

Votimi i sotëm në Versajë u shoqërua me një duartrokitje frenetike, pasi të pyetur individualisht, secili nga shtetet tha një po, për propozimin.

Si hyri Gruevski në Shqipëri, Njohjet e tij ia kanë hapur dyert e arratisë ?
Kosova kërkon maksimumin në Maltë për ta pritur e qetë Azerbajxhanin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration