Ndeshja ndaj Jordanisë, testi i fundit i Shqipërisë para Izraelit
Sport

Ndeshja ndaj Jordanisë, testi i fundit i Shqipërisë para Izraelit

16.Sep.2018 21:09
0

Nga ora 20:00 në “Elbasan Arena”, trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci, pret të marrë disa përgjigje shumë të rëndësishme nga futbollistët kuqezi, për t’i pasur më pas idetë e qarta për sfidën e të dielës që mbetet shumë e rëndësishme për objektivin e Kombëtares në Ligën e Kombeve, vendin e parë në grup.

Stërvitjen e fundit, para testit ndaj Jordanisë, Panucci ka preferuar të mos e zhvillojë, siç ndodh tradicionalisht, në stadiumin ku luhet sfida.

 
 Christian Panucci (Foto: Getty Images)

Theksi në dy seancat e vetme është vënë në përgatitjen tekniko-taktike. Do të ketë disa emra të rinj në formacion, por edhe rikthime veteranësh, që në ndeshjet e fundit nuk kanë gjetur hapësira edhe për shkak të minutave të pakta në këmbë, transmeton SuperSport.

Rikthehet në krahun e majtë të mbrojtjes Ermir Lenjani, i cili vetëm pak ditë më parë gjeti golin me Sionin në Superligën e Zvicrës, po kështu edhe Mërgim Mavraj, që i jep siguri prapavijës, duke formuar dyshen e qendrës me shumë mundësi me Gjimshitin. 

Talenti Vrioni, që luan me Venezian, do të ketë minutat e tij, po ashtu edhe emrat e tjerë, sepse me Jordaninë, ndryshimet gjatë lojës pritet të jenë të shumta.

Christian Panucci (Foto: Getty Images)

Panucci kërkon maksimumin në çdo futbollist, për të vendosur më pas për njëmbëdhjetëshin që do të zbresë në fushë ne Beer Sheva ndaj Izraelit.

 

Kërkohet imponim në lojë dhe rezultat, sepse nuk ka më kohë për eksperimente.

Ndaj Izraelit kuqezinjtë duhet të jenë moralin dhe përgatitjen e duhur për të synuar një tjetër sukses, që në sfidën e fundin me Skocinë në Shqipëri, të luhet për vendin e parë.

 

Violette Gashi kandidon në zgjedhjet komunale në Bruksel
Surroi: Kosova duhet të ndryshojë qasjen ndaj dialogut me Serbinë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration