Ndahet nga jeta në moshën 93 vjeçare njeriu që shpiku fjalëkalimin
Shkencë dhe teknologji

Ndahet nga jeta në moshën 93 vjeçare njeriu që shpiku fjalëkalimin

15.Jul.2019 11:24
0

Hulumtuesi i MIT shpiku konceptin e fjalëkalimit për të mbrojtur llogaritë e përdoruesve gjatë themelimit të “Computer Time-Sharing System (CTSS)” që konsiderohet si një prej sistemeve operative të para në botë.

Siguria e kompjuterit sapo humbi një prej themeluesve të saj. Fernando “Corby” Corbato i cili kreditohet për shpikjen e fjalëkalimit kompjuterik u nda nga jeta në moshën 93 vjeçare.

Hulumtuesi i MIT shpiku konceptin e fjalëkalimit për të mbrojtur llogaritë e përdoruesve gjatë themelimit të “Computer Time-Sharing System (CTSS)” që konsiderohet si një prej sistemeve operative të para në botë.

Ai bënte të mundur që disa persona të përdornin njëherazi të njëjtin kompjuter duke rritur ritmin e punës për programuesit.

CCTS ishte një pionerëve të parë të e-mail-it, komunikimit të menjëhershëm dhe përpunimit të fjalëve. Programuesit shkruanin kod me një editor teksti të quajtur QED.

Pas punës së tij në CTSS, Corbato filloi të punonte në një tjetër iniciativë, Multics, i cili ka një influencë të pashoq ditëve së sotme. Pjesërisht inspiroi Unix, i cil u përdor nga Dennis Ritchie dhe brian Kernighan për të zhvilluar gjuhën e programimit C që përdoret gjerësisht sot.

Corbato ka qenë veteran i Flotës Amerikane dhe një alumni i Instituti Kalifornian të Teknologjisë dhe MIT. /PCWorld Albanian

Me YouTube Premium përdoruesit mund të shkarkojnë videot
22-vjeçares i vendoset kafka e parë plastike, e bërë me printer 3D
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration