Muzeu Historik Kombëtar zgjon interesimin e turistëve të huaj
Kulturë

Muzeu Historik Kombëtar zgjon interesimin e turistëve të huaj

04.Jul.2019 15:16
0

Muzeu Historik Kombëtar vijon të mbetet atraksioni kulturor dhe historik për vizitorët vendas dhe të huaj edhe gjatë ditëve të nxehta të verës.

Siç njofton ATSH, vizitorë të huaj dhe vendas janë të interesuar për të mësuar më shumë rreth historisë së Shqipërisë që nga lashtësia e deri në ditët e sotme, shpjeguar kjo nëpërmjet artefakteve dhe objekteve të ekspozuara në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar.

Gjatë këtyre ditëve Muzeu Historik Kombëtar është vizituar nga një grup turistësh nga Kina, të cilët kanë zhvilluar një itinerar informues përmes objekteve të pasqyruara në këtë muze dhe kanë marrë informacion për vlerën e tyre historike dhe kulturore.

Në mjediset e muzeut gjenden rreth 5000 objekte, të cilat i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore, duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX. Muzeu është konceptuar i tillë, që prezantimi të bëhet nëpërmjet tetë pavijoneve: pavioni i Lashtësisë, i Mesjetës, i Rilindjes Kombëtare, i Pavarësisë, i Ikonave, i Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, i Terrorit Komunist dhe ai i Nënë Terezës. Detyra parësore e muzeut është zhvillimi i rolit edukativ për të tërhequr audiencë të gjerë nga komuniteti vendas si dhe nga turistët e huaj.

DW: A janë në disfavor të Kosovës emrat e rinj drejtues në BE?
Eliot Engel gjatë vizitës në Preshevë shprehet kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration