Mustafi pritet të largohet nga Arsenali në janar
Sport

Mustafi pritet të largohet nga Arsenali në janar

06.Jan.2020 08:04
0

Shkodran Mustafi do të bisedojë me kryetrajnerin e Arsenalit, Mikel Arteta, për një largim potencial në afatin kalimtar të janarit, raporton “The Sun” të dielën. 

Ish-reprezentuesi i Gjermanisë ka humbur vendin në skuadrën e Arsenalit.

Mustafit 27-vjeçar më herët i ishte thënë se është i lirë të largohet, mirëpo lëndimi që ka pësuar Callum Chambers nënkupton se ai mund të detyrohet të qëndrojë.

Mustafi u aktivizua në ndeshjen ndaj Chelseat, ku u lëndua Chambersi dhe u kritikua ashpër për rolin e tij në golin e fitores të Chelseat të shënuar nga Tammy Abraham.

Raportohet se Mustafi dhe agjenti i tij duan të qartësojnë të ardhmen deri në fund të këtij stinori, para se të kërkojnë skuadër të re.

Mustafi ka kontratë deri në verën e vitit 2021.

Kroacia ka president të ri, Zoran Milanoviç fitoi zgjedhjet
E konfirmua nga VV: Takimi i shumëpritur, Kurti shkon në zyre të Thaçit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration