Muri i Berlini më famëkeqi në botë
Atraktive

Muri i Berlini më famëkeqi në botë

14.Aug.2019 07:19
0

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë kujton 58 vjetorin e ndërtimit të murit të Berlinit duke e konsideruar si një kurth vdekjeprurës për qindra njerëz dhe e konsideron si muri më famëkeq në botë.

 “Muri i Berlinit qëndroi 28 vjet dhe ishte një nga ndërtimet më famëkeqe në botë: Muri ndau Berlinin Lindor dhe Perëndimor. 58 vjet më parë, më 13 gusht 1961, RDGJ filloi ndërtimin e murit. Fortifikimet vdekjeprurëse kufitare ndanë jo vetëm familjet dhe miqtë, por u bënë gjithashtu një kurth vdekjeprurës për qindra njerëz”, shprehet ambasada, transmeton atsh.

Po ashtu, ambasada Gjermane shprehet se një cop e murit të Berlinit ndodhet në Tiranë. 

 

“Për fat të mirë, muri është sot histori! Edhe në Tiranë gjendet një segment i murit në memorialin “Post-Bllok” si një simbol i lirisë që kujton Revolucionin Paqësor në Gjermani, i cili rrëzoi murin në vitin 1989”, shprehet ambasada.

Muri i Berlinit ishte një barriere e ndërtuar nga republika demokratike e Gjermanisë. U ndërtua më 13 gusht 1961 dhe u shkatërrua më 9 nëntor 1989 edhe pse sot këtij shkatërrimi i kanë mbijetuar disa segmente. Ai u ndërtua nga qeveria komuniste e Gjermanisë Lindore nën komandën e Moskës, për të parandaluar kalimin e mundshëm të emigrantëve nga blloku lindor në Perëndim.

Ishte një barrierë prej betoni e lartë gati 3 metra dhe përshkonte gjithë Berlinin duke e ndarë më dysh për 28 vjet.

Shkatërrimi i tij shënoi fillimin e krisjes së komunizmi në Evropë. Rënia e Murit të Berlinit ndodhi në 3 tetor 1989 dhe ishte një ngjarje shumë e rëndësishme për shtetin e Gjermanisë.

“Piqet” Ballkani, temperatura mbi 40 gradë në Kroaci, Bosnje e Rumani
Arsenali mund të lëshojë Mustafin në huazim
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration