Mungesë ilaçesh në rast brexit pa marrëveshje
Trupi dhe shëndeti

Mungesë ilaçesh në rast brexit pa marrëveshje

30.Sep.2019 08:05
0

Zyra Kombëtare e Auditimit e Britanisë së Madhe paralajmëroi sot se ka ende punë të rëndësishme për të bërë në mënyrë që vendi të mos përballet me mungesë ilaçesh në rastin e një Brexit pa marrëveshje.

“Ekziston rreziku i vonesave në furnizimet me ilaçe nëse Britania e Madhe largohet nga BE pa marrëveshje, më 31 tetor”, deklaroi ajo.

Sipas parashikimeve të rastit më të keq, do të ketë një ulje nga 40 deri në 60% të fluksit të mallrave në kanalin e la Manshit.

Zyra shprehu shqetësimin e saj se Departamenti i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social nuk kishte informacione për sasinë e rezervave.

Ajo gjithashtu i bëri thirrje departamentit për të siguruar kapacitet të mjaftueshëm të mallrave të rëndësishëm dhe për t’u siguruar që sektori i kujdesit shoqëror, përfshirë këtu azilet, ka plane emergjence.

Zyra vlerëson se nga 12 300 ilaçe të përdorura në Britaninë e Madhe, afro 7 000 vijnë nga ose përmes Bashkimit Europian.

Sanchez karikon Interin: Në Champions për të fituar, jo për të marrë pjesë
“Xiaomi” paralajmëron kamerën 108mp për mi mix alpha
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration