Mrekullitë e arrës së kokosit
Trupi dhe shëndeti

Mrekullitë e arrës së kokosit

16.Sep.2018 21:09
0

Arra e kokosit është një frut ekzotik, i pasur me minerale, fibra dhe vitamina, që i bashkon shijes së këndshme një sërë përfitimesh për bukurinë dhe shëndetin.

Shumë e eksportuar në botë, arra e kokosit e ka origjinën nga Amerika e Jugut dhe përdoret në shumë gatime.

Ky frut jo vetëm që me anë të lëngut na freskon, por është shumë i shëndetshëm për kockat dhe dhëmbët.

Pikërisht për shkak të vetive që ka, palma e kokosit është quajtur ‘pema e jetës’. E freskët, e pasur me yndyra të dobishme, kalcium, magnez dhe fibra vegjetale, arra e kokosit është e duhura për t’u freskuar në ditët e nxehta.

Mike e dietës: Përveç tulit, arra e kokosit mund të të ofrojë ujin e saj, duke i sjellë të mira shëndetit. Uji i këtij fruti, përveçse është i shkëlqyer kundër dehidratimit, lehtëson edhe aciditetin në stomak.

Mirupafshim lodhje! – Për shkak të vitaminave që përmban, kokosi është perfekt kundër dobësisë muskulare dhe nervozizmit. Sasia e dukshme e potasiumit dhe kriprave minerale që përmban e bën perfekte si alternativë për pije energjike dhe tonifikuese për të rikuperuar kriprat minerale që humbasin për shkak të djersitjes.

Lamtumirë kolesterol! – Vaji i kokosit është shumë i shëndetshëm kundër kolesterolit dhe është një alternativë e mirë në kuzhinë, në krahasim me yndyrat shtazore.

Acidet yndyrore nga të cilat është i përbërë, kanë një strukturë zinxhir. Kjo karakteristikë e tij e bën të depërtojë më thellë dhe shpejt në lëkurë dhe në flokë. Praktikisht, ushqen shumë dhe nuk lë yndyrosje.

Jo më zbokth: Për një skalp koke të pastër dhe të hidratuar, produktet me bazë kokosi janë shumë të nevojshëm. I shkëlqyer si trajtim antizbokth, kokosi, përveçse është hidratues, ka edhe veti kundër kërpudhave për skalpin e kokës, transmeton atsh.

Mjafton të aplikojmë pak në zonat problematike, ta lëmë të reagojë për një çerek ore dhe më pas ta lajmë me një shampo delikate.

Shumë butësi – Për një lëkurë të butë si mëndafshi, nuk ka gjë më të mirë se vaji i kokosit. I pasur me antioksidantë, reagon si hidratues dhe ushqyes në të gjithë trupin, pasi riaktivizon vajrat natyralë që janë të pranishëm në epidermë.

Gjithashtu është i vlefshëm si antirrudhë sepse është i pasur me vitaminë E, përgjegjëse për mostharjen e lëkurës, humbjen e elasticitetit të lëkurës dhe për të luftuar radikalet e lira.

Këshilla: Aplikojeni pas dushit në lëkurën ende të njomë, do t’ju japë hidratim të thellë të lëkurës pa e yndyrosur atë.

Kosova do të dërgojë libra shqip elektronik në Luginë të Preshevës
Guardiola thotë se nuk e ka kërkuar asnjëherë transferimin e Messit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration