Momentet dramatike kur nusja mendoi se iu shkatërrua dasma (VIDEO)
Atraktive

Momentet dramatike kur nusja mendoi se iu shkatërrua dasma (VIDEO)

16.Sep.2018 21:09
0

Dita më e madhe në jetën tonë është dita e dasmës. Dasma merr disa muaj kohë për t’u përgatitur, derisa të vijë dita.

Çdo nuse tenton që ta krijojë dasmën e ëndrrave dhe lutet që gjithçka të shkojë mirë. Prej fustanit e deri tek muzika, të gjithë dëshirojmë që çdo gjë të jetë e përsosur.

Për fat të keq, një nuse mendoi se dasma e saj u shkatërrua kur burri i saj e mori atë në qendër të sallës së dasmës për ta bërë vallëzimin e parë.

Videoja ishte bërë marsin e kaluar dhe shfaq dasmën e një çifti këngëtari i preferuar i të cilëve është Mark Wills, kështu që ata vendosin të vallëzojnë me këngën e tij “Like There’s No Yesterday”, transmeton Gazeta Express.

Por kur DJ luajti këngën ai ia filloi t’ia huqte asaj, gjë që e zhgënjeu tepër nusen. Por DJ i tha asaj se kënga do të luhej live nga bendi. Dhe ky ishte momenti kur këngëtari i saj i preferuar, Mark Wills u shfaq në skenë për të luajtur në kitarë dhe për ta kënduar këngën live.

Kur nusja e ktheu kokën dhe e pa atë, ajo bërtiti duke u emocionuar shumë. Shikojeni videon:

Përdhoset monumenti i miqësisë Serbi-Francë në Beograd
Këto gabime që po bëni me furçën e dhëmbëve ju zbehin buzëqeshjen
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration