Mjaltë dhe hithra, kura 3 javore për dhimbjet e kyçeve dhe kundër kollës
Trupi dhe shëndeti

Mjaltë dhe hithra, kura 3 javore për dhimbjet e kyçeve dhe kundër kollës

16.Sep.2018 21:09
0

Hithra është një barishte e egër që ka shoqëruar tryezat shqiptare për shumë breza me rradhë.

Kjo bimë që i reziston të ftohtit, është një nga dhuratat më të mira që nëna Natyrë i ka dhuruar njerëzimit.

Ajo është e pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë.

Falë tyre, hithra përmirëson qarkullimin e gjakut, lufton infeksionet, forcon imunitetin, mbron qelizat nga radikalet e lira dhe përmirëson shëndetin e lëkurës dhe flokëve.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë si të përgatisni një shurup shërues me bimën e hithrës dhe mjaltë për shëndetin e mirë të gjithë organizmin, e sidomos kundër kyçeve dhe kollës nga e ftohura.

Si të përgatisni shurupin e shëndetit të mirë me hithra

Ky tonik i rëndësishëm për shëndetin përgatitet me hithra dhe mjaltë.

Mjalti njihet për aftësinë e tij në uljen e kolesterolit, tensionit të gjakut, përmirësimin e shëndetit të zemrës, lëkurës, stomakut dhe uljen e sheqerit në gjak.

Falë pasurisë së madhe të hekurit të hithrave dhe vlerave të mjaltit, kjo kurë është e jashtëzakonshme për njerëzit që preken nga anemia, reumatizma dhe artriti.

Kjo kurë ndihmon kundër kollës, azmës dhe problemeve të ndryshme me lëkurën.

Përbërësit

40-50 gjethe hithrash të freskëta

200-250 gramë mjaltë

Përgatitja

Pastrojini dhe lajini hithrat me ujë të ftohtë disa herë deri sa të largoni papastërtitë.

Shtypini hithrat ose prijini në grimca të vogla dhe vendosini në një kavanoz.

Hithrat duhet të mbushin një të tretën e kavanozit dhe sipër tyre duhet të hidhni mjaltin deri sa kavanozi të mbushet plot.

Mbylleni kapakun dhe kavanozin, tundeni disa herë që përbërësit të përzihen mirë.

Më pas kavanozin futeni në frigorifer.

Mbajeni në frigorifer për 30 ditë por sigurohuni që çdo ditë ta tundni kavanozin.

Pas 30 ditësh, filtrojeni masën e mjaltit dhe hithrave dhe do të përfitoni shurupin, të cilin mund ta ruani në frigorifer.

Ekspertët rekomandojnë ngrënien e një luge gjelle ne këtë shurup çdo mëngjes me stomak bosh për 3 javë.

Gjatë konsumit të kurës do të vëreni se si ajo përmirëson mirëqenien tuaj.

Do të ndiheni më energjikë dhe më të përqendruar.

Njerëzit që kanë dhimbje kyçesh ose kollë do të vërejnë një pakësim të ndjeshëm të simptomave.

Ambasadori i ri amerikan përkrah transformimin e FSK-së në ushtri
Nuk zgjat gëzimi për tifozët e Liverpool, ylli i skuadrës gjashtë javë jashtë fushave
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration