Ministrja Mihajloviq bën thirrje të arrihet marrëveshje me Kosovën
Rajoni dhe Politika

Ministrja Mihajloviq bën thirrje të arrihet marrëveshje me Kosovën

09.Jun.2019 20:53
0

Ministrja e Infrastrukturës në Serbi, Zorana Mihajloviq ka thënë se nuk duhet harruar të kaluarën, por për të ardhmen e Serbisë dhe rajonit është e rëndësishme të arrihet një marrëveshje me Kosovën.

Mihajloviq ka theksuar se një zgjidhje kompromisi, mund ta siguronte paqen, stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik, përcjell Titulli.com.

“Ky përvjetor duhet të na kujtoj gjithçka që ndodhi gjatë agresionit të NATO-s kundër Serbisë dhe gjithçka që i parapriu atij, nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Kumanovës e deri më sot në lidhje me Kosovën. Mirëpo, zhvillimi i Serbisë është i rëndësishëm, po ashtu paqja dhe stabiliteti, e për këtë na duhet një marrëveshje kompromisi”, ka deklaruar ajo.

Mihajloviq ka shtuar se nuk duhet të merren hapa të cilat do ta kthejnë Serbinë mbrapa ekonomikisht dhe politikisht.

Sipas saj, është e rëndësishme që Kosova të shfuqizojë taksën dhe të kthehet në dialog.

Kryetari kthehet në fshatin ku vidhte pula për të “Ndarë postet” (video)
Lajçak: Kontesti Kosovë –Serbi më i lehtë se ndryshimi i emrit të Maqedonisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration