Ministri i Brendshëm shuplakë deputetit në Kuvendin e Republikës Serbe (video)
Rajoni dhe Politika

Ministri i Brendshëm shuplakë deputetit në Kuvendin e Republikës Serbe (video)

24.Dec.2019 17:04
0

Një icident i dhunshëm ka ndodhur në Kuvendin e Republikës Serbe të Federatës së Bosnjës kur ministri i Punëve të Brendshme, Dragan Lukaç sulmoi fizikisht deputetin e PDP-së, Drashko Stanivukovic.

Gjatë fjalimit të mbajtur në foltoren e Kuvendit, Lukaç i është drejtuar Stanivukovicit se si nuk ka të drejtë të flasë për NATO-n, pasi sipas tij ka qenë shumë i vogël gjatë kohës së bombardimeve.
“Nuk e di ti si është kur aeroplanët e NATO-s të fluturojnë mbi kokë”, dëgjohet duke thënë Lukaç. 

Madje ai i bëri me dije Stanivukokvicit dhe deputetëve tjerë të opozitës, së do të “përfundojnë si flamujt e vegjël të NATO-s” që i mbanin në duar.

E kur Stanivukovic iu afrua Lukaçit, fillimisht i hodhi një grusht me letra në fytyrë dhe më pas e goditi me shuplakë. Për ta qetësuar situatën, kryesuesi i mbledhjes ka kërkuar pauzë. 

Kujtojmë që Stanivukovic kishte futur në sallën e Kuvendit disa flamuj me logon e NATO-s, e gjatë diskutimit për reformat e programit, i është ofruar Millorad Dodikut dhe Radovan Vishkovicit mbi të cilët i hodhi flamujt.

Challandes fton shumë lojtarë të Superligës për miqësoren e Kosovës me Suedinë
Momenti qesharak kur Vuçiq flet kinezisht (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration