“Mini-Shengeni” përplas partitë dhe bizneset në Maqedoninë e Veriut
Rajoni dhe Politika

“Mini-Shengeni” përplas partitë dhe bizneset në Maqedoninë e Veriut

24.Dec.2019 16:03
0

Nisma e “Mini-Shengenit” ballkanik sërish ka nxjerrë në sipërfaqe dallimet mes kryeministrit Zoran Zaev dhe partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, të cilat mbështetin nismat rajonale, por jo pa pjesëmarrjen në këtë nismë të të gjitha shteteve të rajonit.

Kryeministri Zoran Zaev, të martën i ka bërë thirrje partive politike shqiptare që publikisht të tregojnë se çfarë u pengon nga nisma për “Mini Shengenin” ballkanik, që të mund të japë vlerësimin e tij për këtë nismë, të cilën e vlerëson në funksion të qytetarëve të shteteve të rajonit.

“Aleanca për Shqiptarët, Lëvizja Besa dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, të tregojnë se çfarë i shqetëson lidhur me marrëveshjet e ‘Mini-Shengenit’ dhe unë jam gati të them se pse ato janë nënshkruar. Ato duhet të thonë se pse janë kundër, çfarë u pengon? Të tregojnë se a janë ata kundër uljes së taksave, a kundër kolonave të gjata në vendkalimet doganore ... A janë ata kundër heqjes së vizave në tregun e punës në rastet kur një turist ka hyrë tashmë në një prej shteteve anëtare të nismës së ‘Mini-Shengenit’?”, u shpreh kryeministri maqedonas, Zoran Zaev.

Hiqni dorë nga këto zakone të këqija, ato j'u shkurtojnë jetën
Challandes fton shumë lojtarë të Superligës për miqësoren e Kosovës me Suedinë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration