Metoda e thjeshtë e rinimit të organizmit: Si mund t’i dëmtojë kripa qelizat e dëmshme dhe t’ju rinojë
Trupi dhe shëndeti

Metoda e thjeshtë e rinimit të organizmit: Si mund t’i dëmtojë kripa qelizat e dëmshme dhe t’ju rinojë

08.Nov.2019 14:13
0

Si dhe përse vepron kjo metodë?

Aplikoni këtë metodë super të thjeshtë në mënyrë që t’i ndihmoni organizmit që sa më parë t’i zëvendësojë qelizat e plakura dhe ato të dëmtuara me të reja (p.sh. qelizat e dëmtuara nga nitrati, materiet kancerogjene, radikalet e lira, metalet e rënda, radionuklidët dhe toksina të tjera të ndryshme), transmeton Telegrafi. 

Gjithashtu eliminoni edhe qelizat e kancerit dhe të shkaktarëve të tjerë të sëmundjeve në organizëm.

Kjo bëhet me stimulim shtesë të tajitjes së lëngut vetjak të lukthit në këtë mënyrë:

Metoda e përtëritjes me kripë e akademikut Boltov

Gjysmë ore pas ngrënies qitni në gjuhë rreth 1 gram kripë. Prisni disa minuta që kripa të shkrihet dhe përpijeni pështymën e njelmët.

Gjatë ditës mund ta përsëritni këtë procedurë 1 – 10 herë. 

Si dhe përse vepron kjo metodë?

Nga kjo sasi e vogël kripe në mënyrë refleksive fillon tajitje e bollshme e lëngut të lukthit, që i përmban të gjitha materiet e nevojshme për eliminimin e qelizave të dëmshme.

Rinimin e shpejtë të qelizave tuaja mundeni ta bëni edhe nëse përdorni në ushqim bimë të cilat stimulojnë tajitje të lëngut të lukthit, siç janë: perime të egra, gjethe delli, marajë, lakër, hithra, tërfil, alga deti, piper, mustardë, rrikë, rrepan, koriandër, kumin, kanellë dhe mentë. 

Më e mirë se pilula e gjumit: Çaji me banane e kanellë për gjumë të thellë
Sikur çmimi prej 900 eurove të mos mjaftonte, në një iPhone 11 Pro është vënë edhe ora e artë që kushton dhjetëra mijëra euro
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration