Mësuesja që mban gjallë gjuhën shqipe në Greqi
Kulturë

Mësuesja që mban gjallë gjuhën shqipe në Greqi

11.Mar.2019 06:53
0

Peripecitë e mësueses shqiptare për të hapur shkollën për fëmijët shqiptarë të ishullit Tinos

Timos më 1. 04. 2012. Ishte dita kur fëmijët shqiptarë të ishullit grek shkuan për herë të parë në shkollë për të mësuar gjuhën shqipe.  Në tabelë shkruhet :”Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin shqipëtar” dhe më pas vjersha e Naim Frashërit:

Gjuha jonë sa e mirë!

Sa e ëmbël, sa e gjerë!

Sa e lehtë, sa e lirë!

Sa e bukur, sa e vlerë!

Atje është edhe mësuese Vera, që mundësoi këtë ditë për fëmijët shqiptarë të ishullit të Timos.

“Tërë jetën nuk kam për t’i harruar ato çaste gëzimi kur drejtori i shkollës numër 2, z. Valakas, më mori në telefon dhe më tha të vini në shkollë dhe të firmosni dorëzimin e klasës për fillimin e mësimeve të gjuhës shqipe”, kështu rrëfen mësuesja e gjuhës shqipe në ishullin Tinos.  Është Vera Shkurti, mësuesja që po mban gjallë gjuhën shqipe mes fëmijësh shqiptarë në këtë ishull të Greqisë. Ajo flet për peripecitë e jetës së saj në emigracion dhe ëndrrën e saj për të mësuar gjuhën shqipe fëmijëve shqiptarë që kanë lindur në Greqi. Pas shumë dilemash, ajo vendosi një ditë të niset drejt zyrave të Bashkisë së qytetit për të bërë kërkesën që për zyrtarët grekë nuk kishte qënë kaq e papritur.

“Para se t’i jepja dorën zëvendëskryetarit të Bashkisë dhe Presidentit të Këshillit të emigrantëve të ishullit të Sirosit, z. Nikos Albanopulos, e pyeta: “Kur shkollat greke, do të hapin dyert për mësimin e gjuhës shqipe ashtu siç janë hapur dyert për mësimin e gjuhës greke në Evropë, Amerikë e deri në Australi? Kishte ardhur momenti kur durimi sa vinte dhe pakësohej dhe unë doja vërtet që ta realizoja sa më shpejt. Qëllimi im ishte që ta filloja më 7 Mars. Shkolla u hap më 1 prill 2012…”,  thotë mësuesja e fëmijëve shqiptarë të Timosit.

Por, si nisi ëndrra e Verës për të hapur shkollën shqipe në ishullin e bukur grek, atje ku fëmijët shqiptarë gjallërojnë jetën, por nuk dinin asnjë fjalë shqip, shkruan KultPlus, përcjell albinfo.ch.

Ëndrra e emigrantes Vera

..Kur erdha për herë të parë nuk e dija se ku shkoja dhe nuk e mendoja se çfarë të bëja… Dalëngadalë humbja veten… Nuk e dija cila isha e ajo që duhet të isha për t’u përshtatur në jetën e re si emigrante në Greqi. Erdha për të realizuar ëndrrën e çdo njeriu të thjeshtë që të ketë një shtëpi. Ai ishte qëllimi. Ishte një qëllim i afërm, sepse mendonim të shkonim, të punonim disa vjet, të mblidhnim ato lekë që duheshin për të bërë një shtëpi dhe të ktheheshim përsëri në vendin tonë, në jetën tonë, në profesionin tim. Mirëpo nuk ndodhi kështu. Domosdo që jam ndeshur me vështirësi. Ka pasur momente që kam menduar kthimin çka e kanë jetuar të gjithë emigrantët e çdo kohe që kur ikin lënë mbrapa vendin, marrin me vete nostalgjinë, dashurinë për vendin, për njerëzit, për gjithçka. Kam shkuar në Shqipëri dhe jam kthyer përsëri… Për herë të dytë, po.  Sepse nuk kam gjetur vazhdimin e asaj jete që ndërtuam këtu. Duket sikur i kanë harruar ata që janë atje.

Në vitet e para të emigracionit këtu nuk mund të mendoje një gjë të tillë se edhe nuk kisha atë idenë që Greqia do të mbushej pëllëmbë edhe tokë me shqiptarë. Pas kaq vitesh kisha gjetur edhe unë ritmin e punës time, por e kuptoja se diçka më mungonte në vetvete. Më mungonte vetja ime. Vetja ime kishte humbur. Kishte humbur në atë jetën e përditshme të punës të një emigranti. Nuk ishte kjo ëndrra ime… Ajo bëri që një ditë të shkoj në bashkinë e qytetit dhe të trokas në derën e kryetarit të bashkisë. Nuk e mendonte që unë të shkoja atje për një çështje të tillë. Mendoi se kisha ndonjë hall timin personal… Stefanos Laguros, zëvendës kryetar i bashkisë thotë: “Kërkesa nuk na ra si rrufeja në qiell të pastër”. Zyrtari grek ka pranuar kështu të drejtën e fëmijëve shqiptarë për të mësuar gjuhën amëtare. “Kur jeton me një komunitet i cili ndodhet jashtë vendit të tij për arsye ekonomike është krejtësisht e kuptueshme një kërkesë e tillë, dëshirueshëm, po aq edhe i detyrueshëm, mësimi i gjuhës amtare. Duke qenë të bindur për këtë ide, si organizëm bashkiak, menduam që kërkesës së parashtruar t’i përgjigjeshim pozitivisht”, kjo ishte përgjgjja që kishte ardhur pak kohë pasi Vera ishte shfaqur me kërkesën e saj të guximshme në dyert e Bashkisë së qytetit grek.

Më pas ajo rrëfen se me ndihmën e çmuar të drejtoreshës së arsimit fillor, zonjës Vlastari, si dhe me mbështetjen e madhe të drejtorit të shkollës publike numër 2, u bë e mundur marrja e një vendimi të komisionit të shkollave, për dhënien e një klase në Tinos, që do t’u shërbente fëmijëve shqiptarë në mësimin e gjuhës së tyre amtare.

Ideja e korrigjimit të kufijve i shqetëson shqiptarët e Zubin Potokut, Lugina ku do mbetet?
Në Serbi vazhdon të kërkohet dorëheqja e Vuçiqit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration