Messi reagon ashpër ndaj deklaratave të Abidalit se lojtarë të Barçës s’po paraqiten si duhet
Sport

Messi reagon ashpër ndaj deklaratave të Abidalit se lojtarë të Barçës s’po paraqiten si duhet

05.Feb.2020 08:22
0

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka kritikuar ish-bashkëlojtarin Eric Abidal, që kishte kritikuar katalonasit për performancën në fushë.

Abidali, që kishte luajtur në të kaluarën krahas Messit dhe tani është sekretar teknik në klub, të martën ka dhënë intervistë për “Sport”. Gjatë bisedës, francezi kishte thënë se një pjesë e ekipit nuk po performonte sipas pritjeve, nën urdhrat e ish-trajnerit Ernesto Valverde.

“Shumë lojtarë nuk ishin të lumtur dhe nuk punonin shumë dhe kishte një problem me komunikimin e brendshëm. Marrëdhënia mes lojtarëve dhe trajnerit në zhveshtore ishte gjithmonë e mirë, por ka pasur gjëra që si një ish-lojtar mund t’i vërej. I kam thënë klubit çka kam menduar dhe duhet të merrnim një vendim”, ka thënë Abidal. 

Valverde u shkarkua nga posti i tij në janar, pas humbjes në Superkupë ndaj Atletico Madridit. Tani trajner i Barçës është Quique Setien.

Messi megjithatë nuk i kanë pëlqyer komentet e Abidalit, duke i thënë ish-kolegut se ose duhet të publikojë emra ose të përmbahet nga komentimi për ekipin.

“Sinqerisht nuk më pëlqejnë këto gjëra, por mendoj se të gjithë duhet të jenë përgjegjës për punën e tyre dhe të marrin përgjegjësi për vendimet e tyre”, ka thënë argjentinasi në një postim në Instagram. “Futbollistët janë përgjegjës për atë që ndodh në fushë, po ashtu jemi të parët që e dimë kur nuk luajmë mirë. Ata që janë si drejtorë sportivë duhet të përballen me përgjegjësitë e tyre dhe mbi të gjitha të marrin përgjegjësi për vendimet e tyre. Së fundmi, mendoj se kur flisni për lojtarët, duhet të jepni emra sepse ndryshe i njollosni të gjithë emrat dhe shtoni spekulimet që s’janë të vërteta”.

Reuters: Ku qëndrojnë gjashtë vendet ballkanike në procesin e anëtarësimit në BE
Albin Kurti ka një paralajmërim për Aleksandar Vuçiqin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration