Messi dhe Ronaldo, krah për krah në ndeshjen finale River Plate – Boca Juniors?
Sport

Messi dhe Ronaldo, krah për krah në ndeshjen finale River Plate – Boca Juniors?

16.Sep.2018 21:09
0

Lajmet e fundit që vijnë nga Spanja bëjnë me dije se  Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi do të marrë pjesë e finales së Copa Libertadores, mes Boca Juniors dhe River Plates. 

River Plate dhe Boca Juniors do të përballen në Bernabeu të dielën, pasi ndeshja kthyese, që është dashur të zhvillohet në  El Monumental, nuk do të zhvillohet aty për shkak të dhunës së tifozëve.

Ndeshja e parë u mbyll 2-2.

Juventusi luan me Interin të premten dhe AS raporton se Ronaldo do të kthehet në Madrid për herë të parë pas transferimit të tij në verë.

Lionel Messi e Cristiano Ronaldo . (Photo by Philipp Schmidli/Getty Images)

Ndërkohë, Barcelona luan kundër rivalëve të qytetit Espanyol të shtunën, dhe Messi do të shkojë për të parë ndeshjen të nesërmen.

Gazeta AS beson se presidenti i Real Madrid, Florentino Perez dëshiron t’i vendosë të dy bashkë si një shenjë respekti për arritjet e tyre gjatë dekadës së fundit apo më shumë.

Ronaldo dhe Messi janë konsideruar si lojtarët më të mirë të botës për shumë vite.

 
Ronaldo e Messi . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

CR7 është golashënuesi më i mirë në historinë e Ligës së Kampionëve, me Messin që është i dyti.

Ata e kanë fituar të dy Topin e Artë nga pesë herë, dhe kanë shënuar të paktën mbi 40 gola në çdo sezon që nga viti 2009-10. /Telegrafi/

 

Vuçiq kërkon nga SHBA-ja t’ia tërheq vërejtjen Kosovës për rrezikim të paqes në rajon
Shtrenjtohet buka për 10% në Maqedoni
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration