Messenger ofron një sistem të ri komunikimi
Shkencë dhe teknologji

Messenger ofron një sistem të ri komunikimi

05.Apr.2020 09:19
0

Kur të gjithë janë mbyllur nëpër shtëpi dhe kërkesa për komunikim virtual është e madhe, Facebook e ka sjellë në Messenger një mundësi të re.

Deri më tani, mundësia e komunikimit të disa personave në të njëjtën kohë përmes Messenger, ishte në përdorim vetëm për aplikacionin në smartfon, ndërsa tani është në dispozicion edhe për desktop nëpërmjet macOS dhe Windows.

Lidhur me këtë aplikacion, Facebook ka njoftuar gjatë vitit të kaluar në konferencën F8, ndërsa e ka sjellur tani kur miliona njerëz janë duke qëndruar mbyllur si pasojë e përhapjes së coronavirusit.

Përparësi e vogël, është se Messengeri mund të instalohet në desktop dhe të aktivizohet mundësia e komunikimit, pas pasur nevojë të hyhet nëpërmjet Facebookut.

Megjithëse nuk është thënë në konferencë për shtyp, ky aplikacion që funksionon si i veçuar, është shumë më i shpejtë në funksionim.

Sikur edhe produktet tjera nga Facebook, shkarkimi dhe përdorimi i këtij aplikacioni, vjen falas dhe mund të përdoret pa kufizim.

Ky aplikacion, vjen pikërisht në kohën kur shumë njerëz janë duke e përdorur Zoom, që të realizojnë kryesisht videokonferenca, apo thjeshtë të mblidhen së bashku një grup më i madh shokësh.

Mirëpo, ekspertët kanë bërë të ditur, se Zoom përbën rrezik për të dhënat personale, pasi ka hapësirë në sistemin e sigurisë, që ua mundëson hakerëve që të mbledhin këto të dhëna.

Rekomandohet se Zoom të mos përdoret së paku përkohësisht, deri në rregullimin e këtij lëshimi, ndërsa të instalohet sistemi i ri i komunikimit me Messenger, që është përditësuar edhe për desktop./pcword/

Dy komuna me shumicë serbe në veriun e Kosovës në karantinë – përplasje politike në Prishtinë
Gruaja e të zhdukurit Besnik Osmani nga Presheva: I arrestuar nga autoritetet e Serbisë? (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration