Mësohen arsyet përse Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës
Rajoni dhe Politika

Mësohen arsyet përse Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës

23.Dec.2019 07:45
0

Sergey Baburin, kryetar i Unionit Kombëtar rus, ka treguar arsyen e mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Kryetari i Unionit Kombëtar të Rusisë, Sergey Baburin, ka thënë se Serbia duhet të bëj të njëjtën gjë me Kosovën siç ka bërë Kina në Tajvan. Sipas tij, njohja e pavarësisë së Kosovës nuk do t’i ndalte armiqtë e Serbisë.

“Nuk fiton më i fortë, por ai që shkon deri në fund. Nëse Serbia do të hiqte dorë nga Kosova, nuk do t’i ndalonte armiqtë e popullit serb të hapnin kriza të reja në Vojvodinë apo në Sanxhak, sepse askush nuk ka nevojë për një paqe të vendosur në Ballkan, transmeton lajmi.net.  Është më e lehtë të menaxhosh popujt që janë në konflikt”, theksoi Baburin. 

I pyetur nga “Today’s Politcs”, se cila është zgjidhja më e mirë që Serbia duhet ta bëj për Kosovën, Baburin përmendi shembullin e Kinës, e cila u nda nga Tajvani në vitin 1949, dhe nga shumë shtete të tjera iu kërkua Kinës që ta pranonte, por që asnjë udhëheqës nuk iu bind thirrjeve dhe nuk e pranoi pavarësinë e Tajvanit. 

Diplomati amerikan çuditet me kryeministrin e Shqipërisë: Vuçiq e ka qëllim izolimin e Kosovës, s’e kuptojmë Ramën
​Edita Tahiri godet Edi Ramën: Mini-Shëngeni krijon Serbinë e Madhe
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration