Mesiq: Me gjithë luftrat në hapësirat e ish-Jugoslllavisë dhe me mbi 100 mijë viktima, kufijtë nuk ndryshuan
Rajoni dhe Politika

Mesiq: Me gjithë luftrat në hapësirat e ish-Jugoslllavisë dhe me mbi 100 mijë viktima, kufijtë nuk ndryshuan

27.Jul.2020 07:16
0

Stjepan Mesiq, ish-president i Kroacisë dhe i udhëheqjes së fundit kolektive të Jugosllavisë, ka deklaruar se politikanët e Ballkanit Perendimor duhet ta kenë të qartë se nuk ka ndryshim të kufijve. Në një intervistë dhënë ditë më pare Televizionit shtetëror malazez, Mesiq ka folur për Marrëveshjen e Prespës, për pritjet nga dialogu Kosovë-Serbi, ndërkohë që ka akuzuar Zagrebin dhe Beogradin për mosfunksionimin si shtet – të Bosnjë e Hercegovinës.

Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka vlerësuar se marrëveshja e Prespës Maqedoni-Greqi lidhur me emrin ishte rezultat I përkushtimit të lidershipit të të dyja vendeve.’Është e qartë se çështja e emrit të shtetit, e gjuhës, për çdo popull diçka nga më të rëndësishmet që kanë të bëjnë me një popull’ – tha Mesiq ditë më parë për Televizionin e Malit të Zi duke shtuar se nëse një populli i merret e drejta për gjuhën, e drejta për të pasur shtet, atëherë prej tij nuk mbetet asgjë:.

"Prandaj, marrëveshja ishte me rëndësi kardinale për Maqedoninë, kurse për Greqinë ishte një ndër çështjet politike nëse ky vend do të quhej kështu ose ashtu.Mendoj se pjekuria e udhëheqjeve të të dyja palëve, Greqisë dhe Maqedonisë, solli këtë zgjidhje të arsyeshme me të cilën tani Maqedonia mund të përparojë",tha Mesiq.

I pyetur se çfarë epilogu pret nga bisedimet Kosovë-Serbi, Mesiç ka thënë se sigurisht në to nuk do të flitet për statusin e Kosovës.

"Kosova ka qenë element konstituiv i Federatës jugosllave që në fund, me shumë viktima, edhe u realizua si një korpus i pavarur dhe kjo pjesë ka marrë fund" ka thënë ish- kreu i fundit i udhëheqjes kolektive të Jugosllavisë duke lënë të kuptohet se negociatat mund të zhvillohen ndërmjet dy subjekteve ndërkombëtarisht të njohura për disa çështje të pazgjidhura por jo edhe për statusin e Kosovës. ‘Kjo punë ka marrë fund’- tha ai.

Duke folur për çështjet që lidhen me funksionimin e Bosnjë e Hercegovinës si shtet, Mesiq ka thënë se problemi nuk qëndron atje, por në Beograd dhe Zagreb.

‘Beogradi zyrtar u dërgon mesazh serbëve, përkatësisht Bosnjë e Hercegovinës, se mbështet Bosnjë e Hercegovinën në kufijt e vet, tërësinë e saj tokësore, por e mbështet për gjithçka Milorad Dodikun i cili nuk e njeh Bosnjë e Hercegovinën! Kroatët po ashtu: Zagrebi zyrtar thotë se mbështet tërësinë e Bosnjë e Hercegovinës, por mbështet Dragan Çoviqin i cili së bashku me Milorad Dodikun e shkatërron Bosnjë e Hercegovinën. Problemi është në Zagreb dhe në Beograd,’- ka deklaruar Stjepan Mesiq duke nënvizuar se me gjithë luftrat në hapësirat e ish-Jugoslllavisë, me mbi 100 mijë viktima, kufijtë nuk ndryshuan: ‘Arkitektura e Evropës është e mbyllur: nuk ka më ndryshim kufijsh’- përfundon njëri ndër politikanët më popullor të rajonit. /KlanMacedonia/

Edhe shqiptarët e Malit të Zi bëhen bashkë në zgjedhje, do të dalin me një listë të përbashkët
Kosova mund ta nisë trajtimin e pacientëve me COVID-19 me plazmë gjaku
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration