Mesazhi sekret i letrës ruse nga viti 1969, brenda një shisheje të hedhur në det
Atraktive

Mesazhi sekret i letrës ruse nga viti 1969, brenda një shisheje të hedhur në det

20.Aug.2019 07:57
0

Një druvar nga Alaska ka zbuluar një mesazh 50-vjeçar të gjendur brenda një shisheje qelqi. 

Letra e zbuluar nga Tyler Ivanoff ishte e shkruar në gjuhën ruse, arsye përse burri vendosi ta postonte në llogarinë e tij në Facebook, me shpresën se dikush do mund ta përkthente. Mësohet se letra në fjalë është shkruar nga një marins në bordin e anijes ruse Sulak, më 20 qershor 1969.

Pas hulumtimeve të mediave ruse, bëhet fjalë për kapitenin Anatoly Botsanenko. Ivanoff rrëfeu për gazetën “Nugget” se iu desh ta tërhiqte tapën shumë fort.

“Përdora madje edhe dhëmbët për ta hapur. Shishja brenda ishte e thatë dhe mbante era verë, ose diçka tjetër… alkool i vjetër. Letra nuk ishte lagur.”

Sa i përket mesazhir në letër, nisur nga përkthimet e bëra, shkruhet:

“Përshëndetje të sinqerta! Nga Flota Ruse e Lindjes së Largët VRXF Sulak. Të përshëndes ty që do të gjesh letrën dhe të kërkoj t’i përgjigjesh adresës Vladivostok -43 BRXF Sulak për të gjithë ekuipazhin. Ju urojmë shëndet, jetë të gjatë dhe lundrim të mbarë. 20 qershor 1969”./tchH/

12 mbrojtësit e krahëve më të mirë në histori të Premier Ligës
Londra trondit pushtetarët e korruptuar shqiptarë, nis zbulimin e llogarive të fshehta bankare
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration