Merkato nuk ka përfunduar për Barcelonën, katalanët duan yllin e Bayern
Sport

Merkato nuk ka përfunduar për Barcelonën, katalanët duan yllin e Bayern

19.Jul.2019 08:41
0

Përkundër investimeve të mëdha në lojtarë si Antoine Griezmann e Frenkie de Jong, afati kalimtar i verës nuk ka përfunduar akoma për skuadrën e Barcelonës.

 Skuadra katalane po synon që të përforcohet akoma, kësaj radhe në fazën defensive, saktësisht në krahun e majtë të mbrojtjes.

Është ylli i Bayern Munich, David Alaba, që sipas ‘Mundo Deportivo‘ po i intereson trajnerit Valverde, transmeton lajmi. 

Transferimi i Alaba do t’i jepte mundësi trajnerit që të bënte rotacione edhe me Jordi Alba, i cili vitin e kaluar nuk kishte asnjë partner në krahun e majtë.

Gjithsesi, reprezentuesi i Austrisë është në kontratë me Bayern Munich deri në vitin 2021, dhe Barca nuk do ta ketë të lehtë ta shkëpusë nga ajo kontratë.

Por, lëvizja e bavarezëve për Lucas Hernandez, të cilin e transferuan për 80 milionë euro, mund  të jetë favor për kalimin e Alaba tek Barcelona.

Për herë të parë një shqiptar, komandant brigade në Maqedoni
Një kafe në mëngjes dhe mirupafshim dhimbje koke – Ja çka thotë studimi më i fundit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration