Mënyra më e mirë për të bërë krem pastiçerie në shtëpi
Trupi dhe shëndeti

Mënyra më e mirë për të bërë krem pastiçerie në shtëpi

16.Sep.2018 21:09
0

Zbuloni se si të bëni në shtëpi kremin klasik të pastiçerisë në shtëpi: një përgatitje e thjeshtë dhe e shpejtë për t’u shijuar me lugë ose për t’u përdorur në ëmbëlsira të ndryshme. Një salcë me bazë vezësh, qumështi e sheqeri që mund të aromatizohet me vanilje ose lëkurë limoni, por edhe me kakao, si në rastin e kremit të pastiçerisë me çokollata apo me pana të rrahur për t’i dhënë një shije alla’italiane kremit të pastiçerisë.

Përbërësit:

  • 500 ml qumësht
  • 40 gr miell
  • 80 gr sheqer
  • 4 vezë
  • 1 shkop vaniljeje

Si të përgatisni kremin e pastiçerisë:

  • Në një tenxhere ngrohni qumështin bashkë me shkopin e vaniljes. Ndërkohë që qumështi ngrohet, rrihni të verdhat e vezëve bashkë me miellin e sheqerin.
  • Shtojeni pak nga pak këtë përbërje tek qumështi i ngrohtë, por që nuk ka marrë valë. Përziejeni mirë dhe ziejeni në zjarr të ulët derisa kremi i pastiçeritë të trashet.
Autobusi me pasagjerë nga Kosova sulmohet në Serbi
Tirana in between - Kartëvizita kulturore e Shqipërisë në Europë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration