Mehmedi e Xhaka protagonistë në fitoren e Zvicrës ndaj Gjibraltarit
Sport

Mehmedi e Xhaka protagonistë në fitoren e Zvicrës ndaj Gjibraltarit

09.Sep.2019 07:47
0

Zvicra ka shënuar fitore të thellë ndaj Gjibraltarit, në një ndeshje ku patën efikasitet dyshja shqiptare Granit Xhaka e Admir Mehmedi. 

Xhaka asistoi në golin e parë të Zvicrës, të cilin e shënoi Zakaria në minutën e 43, transmeton Koha.

Më pas epërsinë e dyfishoi Mehmedi gjashtë minuta më vonë.

Kurse në minutën e 45+4 mbrojtësi Rodriguez e trefishoi epërsinë.

Në përfundim të takimit Mehmedi doli sërish në skenë kur asistoi për Gavranoviqin në minutën e 87 të takimit.

Pas kësaj fitore Zvicra mban vendin e tretë në Grupin D, një më pak se Danimarka e tri se sa lideri Irlanda, me këto dy të fundit që kanë nga një ndeshje më tepër të zhvilluar se “helvetët”.

Të dhëna shokuese: Pse Serbia po i fshinë adresat e qytetarëve vetëm në Medvegjë e Bujanoc?
Për shkak të këtij gabimi, makina larëse konsumon dy herë më shumë rrymë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration