Mediat serbe i bëjnë jehonë deklaratave të Shkelzën Gashit: UÇK vrau 1000 civil serbë
Rajoni dhe Politika

Mediat serbe i bëjnë jehonë deklaratave të Shkelzën Gashit: UÇK vrau 1000 civil serbë

25.Apr.2020 09:49
0

Mediat serbe po e raportojnë deklaratën e këshilltarit të kryeministrit Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, sipas të cilit Ushtria Çlirimtare e Kosovës kreu sulme kundër civilëve serbë.

Srbija Danas citon Gashin i cili nuk e quan anti-shqiptar Dick Martin, që pretendon që Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës” ta akuzojë për “trafikim të armëve dhe të organeve njerëzore”.

“Po them që Dick Marty nuk është antishqiptar, përkundrazi, Marty ka botuar një raport që flet për krime të kryera nga anëtarët e UÇK’së kundër civilëve të pafajshëm”, citohet Gashi .

 

Përveç kësaj jehonë mori edhe ‘vrasja e 1000 civilëve serbë’ që u tha të jetë bërë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Azem Syla, Sokol Dobruna, Shukri Buja, Daut Haradinaj janë në mesin e 60 persona të cilët sipas mediave serbe do të japin përgjegjësi për këto krime në Gjykatën Speciale.

 

Deklarata e Gashit e dhënë sot në emiosionin Frontal në T7 ka nxitur reagime të shumta. Ish-deputetë dhe anëtarë të partisë së Albin Kurtit kanë kërkuar falje publike nga Gashi dhe shkarkimin e tij të menjëhershëm.

Vuçiç ndërron me 180 gradë Rusi, Kinë apo Bashkimi Evropian?
Këto janë procedurat për të marrë ndihmën prej 100 euro, opsioni 1 më i lehtë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration